• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kryediplomatët e BE: Të mbahet në qershor konferenca e pranimit!

14/05/2021
Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kryediplomatët e BE: Të mbahet në qershor konferenca e pranimit!

Me nismën e Greqisë dhe Rumanisë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në një takim informal online për të diskutuar mbi pritshmëritë lidhur me procesin e integrimit. Në takim konfirmohet se kanë marrë pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, i pranishëm në takimin informal, është shprehur se Gjermania mbështet mbajtjen e konferencave të pranimit në qershor për të dyja vendet njëkohësisht, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Shkëmbim joformal me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë🇦🇱 dhe Maqedonisë Veriore🇲🇰 dhe shteteve anëtare të BE-së. Gjermania mbështet mbajtjen e konferencave të pranimit në qershor dhe nënvizon rëndësinë strategjike të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit 🇬🇷🇷🇴 për organizimin”, është shprehur sekretari i ministrisë gjermane në “twitter”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbështetën njëzëri perspektivën evropiane e Ballkanit Perëndimor. Ministria e Jashtme Shqiptare, referuar burimeve brenda takimit, thekson se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbështetën njëzëri perspektivën evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Këto burime theksojnë se janë vlerësuar reformat e ndërrmarra nga Shqipërisë si dhe standardet e arritura në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas të njëjtave burime, kryediplomatët e BE mbështetën apelin e ministres Xhaçka për nevojën e një qasje strategjike të Bashkimit Evropian ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke ritheksuar edhe njëherë se vendi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Europian, falë punës së mirë të bërë për përmbushjen e objektivave për anëtarësim.

Ministrat e Jashtëm të BE janë shprehur gjithashtu se po bëhen përpjekjet maksimale për të zgjidhur ngërcin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për t’i hapur rrugë mbajtjes së Konferencaës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, brenda presidencës portugeze.

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

14/12/2025
Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al