• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zvarritja e miratimeve ligjore lë prej 9 muajsh punonjësit e BKH-së pa paga

14/05/2021
Zvarritja e miratimeve ligjore lë prej 9 muajsh punonjësit e BKH-së pa paga

Nga shtatori 2020 kur mori drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra prej 9 muajsh Aida Hajnaj vazhdon të mos paguhet pavarësisht detyrës së rëndësishme që mban.

Por i njëjti fat po ndjek edhe 28 hetuesit e parë të BKH të cilët mbasi i kaluan sprovat për tu kualifikuar si krahu i djathtë i SPAK, ende nuk kanë marrë rrogën e parë. Nga komunikimi që TCH pati me disa prej tyre u deklaruan vështiresi ekonomike pasi hetuesit janë dorëhequr nga detyrat e mëparshme prej muajsh.

Deri më tani 28 hetuesit e FBI shqiptare kanë mbyllur fazën e parë të trajnimit dhe po specializohen mbi përdorimin e armeve të zjarrit dhe sigurinë e jetës së oficerëve . Por përse këto vonesa? Një grup ekspertësh shqiptare dhe të huaj u përfshinë gjatë muajve tetor – shkurt 2021 në përmirësimin e kuadrit ligjor mes tyre pagat dhe benefitet që duhet të fitojnë hetuesit e ardhshëm që do të luftojnë të korruptuarit dhe krimin e organizuar.

Së bashku me ndërkombëtarët që po ndjekin nga afër plotësimin e SPAK u konstatua se trajtimi financiar i BKH ishte i shpërndarë në disa akte nën ligjore dhe për këtë shkak u ripa ligj i SPAK që më datën 31 mars ju përcoll presidentit.

Por pak përpara zgjedhjeve presidenti e ktheu për rishqyrtim të gjithë paketën përfshirë edhe projektligjin për SPAK, kurse dekretet për prapësimin e tyre u publikuan nga presidenca në fillim të muajit maj.

Rezulton se gjatë këtij afati kushtetues të 20 ditëve nuk pati asnjë publikim në faqen zyrtare ,çka krijoi përshtypjen se presidenti kishte ushtruar të drejtën e tij për të mos e shpallur ligjin dhe as për ta rikthyer në kuvend, pra miratohet ne heshtje dhe hynte ne fuqi ligji. Po Meta ne momentin e fundit, pak dite para zgjedhjeve e riktheu si pa ndiere. Ndërkohë që pas këtij qëndrimi të presidentit, kuvendi e rrëzoi dekretin e tij në 7 maj.

Megjithatë , ndryshimet në ligjin e Spak nuk janë botuar ende në fletoren zyrtare, çka do të thotë se së paku deri në muajin qershor edhe Aida Hajnaj edhe hetuesit e BKH do të vijojnë pa rrogë dhe në një farë mënyrë vullnetare të hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar./Top Channel

Related Posts

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al