• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të hënën pritet të rinisë shërbimi i kolaudimit, kreu i DPSHTRR: Sistem model dhe kontroll më të imtësishëm për sigurinë rrugore

16/05/2021
Të hënën pritet të rinisë shërbimi i kolaudimit, kreu i DPSHTRR: Sistem model dhe kontroll më të imtësishëm për sigurinë rrugore

Ndërkohë që pritet nga dita në ditë të rinisë punën shërbimi i kolaudimit, të tjera detaje zbulohen mbi mënyrën se si do të kryhet kontrolli, tanimë në duart e shtetit.

Në një bisedë për “A2CNN”, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, foli për një vit të vështirë për shkak të mosmarrjes ende të shërbimit, teksa premtoi krijimin e një sistemi model dhe kontroll më të imtësishëm për sigurinë rrugore. Puna pritet të nisë shumë shpejt me mjetet që përdoren për shërbim publik, ndërsa lajmi i mirë është që makinat e tjera do të kenë edhe një vit shtesë për t’u paraqitur në kontroll teknik, por me kushte të reja.

“Ne nuk e kemi marrë ende shërbimin dhe ky është një 6-mujor që po e vuajmë. Një pjesë e mjeteve janë pa kolaudim në rrugë. Kemi një paketë të rëndësishme për vendin, sigurinë rrugore. Shërbimi tashmë është kthyer shtetëror dhe ky është një besim dhe bashkëpunim i shërbimit me qytetarët, për një nivel të lartë përgjegjësie.

Është inxhinieruar gjithë sistemi. Nuk do ketë vonesa e letra bakalli. Janë të gjitha në një sistem që shërbimi të jetë model”, theksoi Gonxhe, teksa shtoi se aksidentet në zonat urbane dhe aksidentet me përfshirje këmbësorësh janë dy pikat ku vendi ynë është më keq sa i takon sigurisë rrugore.

Duke e konsideruar shërbimin e koncesionarit të cekët sa i takon kolaudimit të mjeteve, Gonxhe njoftoi se flota në rrugë është në gjendje shumë të keqe për shkak të këtij shërbimi. Ai solli shembullin e një rasti kolaudimi ku me një palë goma janë kolauduar 7 kamionë dhe theksoi se sistemi i kontrollit do të jetë më i rreptë, si dhe do të ketë grupe kontrolli. Gonxhe shtoi se kanë evidentuara mjetet me probleme dhe i kanë futur në një listë të zezë.

“Shërbimi i automjeteve duhet të jetë më i thellë, më parë bëhej më i cekët dhe prandaj kemi atë gjendje sot në rrugë dhe sistemi i kontrollit ka kohën e vet. Flota në rrugë është në gjendje jo të mirë. Tashmë do të kemi çdo 2 vjet kontroll. Përgjegjësia jonë si do të vijë disiplinimi. Kemi ngritur task-forcë. Kemi 6 muaj që kemi evidentuar mjete me probleme, si ato publike të transportit të udhëtarëve dhe automjete civile, janë fotografuar. Alarmi ynë ka qenë për ndotjen dhe për mjete që kanë qenë jashtë çdo lloj standardi.

Mos të flasim për sisteme pamore ndriçim e goma”. Për Gonxhen, përgjegjësia duhet të fillojë nga individi, por tha se kompanitë e transportit qofshin publike apo private duhet të ndajnë fonde të veçanta për riparimin e mjeteve. Ai tha se pikat e kolaudimit nuk do të ndryshojnë, por rezervimi do të bëhet online, ndërsa do të punohet edhe me sportele. Makinat e reja, shtoi ai, nuk do të kolaudohen në 3 vitet e para, ndërsa taksa dhe siguracioni do të paguhen çdo vit.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

“Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

21/05/2026
Rikthehu titullin në Londër pas 22 vitesh, Arsenal shpërblen Artetan, gati kontrata e re

Rikthehu titullin në Londër pas 22 vitesh, Arsenal shpërblen Artetan, gati kontrata e re

21/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al