• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Irani mbështet Hamasin në luftën me Izraelin

16/05/2021
Irani mbështet Hamasin në luftën me Izraelin

Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë mbështetje të autoriteteve ushtarake iraniane. Komandanti i forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IGRC), gjenerali Esmail Qaani, siguroi Hamasin për mbështetjen e tij të plotë në luftimet që shpërthyen këtë javë në Gaza kundër Izraelit, njoftoi media shtetërore iraniane.

Gjenerali i lartë iranian i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me udhëheqësin e Hamasit, Ismail Haniyeh.
Izraeli intensifikon sulmet në Gaza
Sipas kanalit televiziv Al-Alam të Iranit, Haniyeh ka thënë se lufta kundër Izraelit nuk ishte vetëm e Hamasit, por e të gjithë botës islamike. Irani, i cili e konsideron Izraelin armikun e tij dhe mbështet grupet anti-Izraelit, duke përfshirë Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Libanin jugor.
Hamasi dhe Hezbollahu janë përcaktuar si organizata terroriste nga Izraeli, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Në qershor të vitit 2020 Qeveria e Kosovës, e ka shpallur si organizatë terroriste, grupin militant Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake. Hamasi ka shkrepur mijëra raketa në drejtim të Izraelit pas një shpërthimi të ri të dhunës javën e kaluar e që më 16 maj hyri në ditën e shtatë. Ushtria izraelite është hakmarrur me sulme ajrore në Gaza.

Që nga fillimi i luftimeve të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, dhe Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë midis të vdekurve në Gaza, ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve përfshin 41 fëmijë. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se fushata aktuale kundër militantëve palestinezë “do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet” megjithë thirrjet për qetësi nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara.
Netanyahu është zotuar se do të “vazhdojë të përgjigjet me forcë” ndaj sulmeve me raketa, derisa konflikti me palestinezët në Gaza.
“Pala që mban fajin për këtë konfrontim nuk jemi ne, pasi ne jemi ata që po na sulmojnë”, tha Netanyahu.
Shpërthimi i dhunës gjatë gjashtë ditëve të fundit pasoi disa javë tensionesh në rritje në Jerusalemin Lindor, që kulmuan me përleshje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas – grupi militant palestinez që drejton Gazën – filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse izraelite./REL

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al