• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Perla nga mbledhja e PD: U ngrit një deputet dhe i tha Bashës, nëse humb zgjedhjet për kryetar, atëherë jep dorëheqjen…

18/05/2021
Perla nga mbledhja e PD: U ngrit një deputet dhe i tha Bashës, nëse humb zgjedhjet për kryetar, atëherë jep dorëheqjen…

Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD. Ristani tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje, madje edhe disa situata servilizmi ndaj Bashës, që shkojnë përtej çdo imagjinate.

Një nga deputetët e zgjedhur të partisë, ka deklaruar se nëse Basha humbet edhe zgjedhjet në parti, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen nga partia…

Me sa duket deputeti nuk e kupton fare konceptin e një gare zgjedhore, ndoshta duke rënë edhe në kurthin e faktit që Basha garon si kryetar (pa dhënë dorëheqjen), për postin e kryetarit!

“Kryetari sillet si fëmijë hileqar. Në bazë të statutit mbledhjen duhet ta thërrasë kryetari i Këshillit Kombëtar, në fakt e thirri Sekratari i Përgjithshëm.

Në mbledhje kishin organizuar edhe një grup për t’ju kundërvënë Nishanit dhe Kadillit. Krijuan hilaritet të rëndomtë gjatë mbledhjes. Nuk ishin as anëtarë, është një grup që e mbledh Sekretari i Përgjithshëm, për të krijuar hilaritet.

Gjatë fjalëve, unë personalisht i kërkova kryetarit të japë dorëheqjen, sepse po e çon partinë nga humbja në humbje.

I’u referova një fjale të tijën ku ai i thotë Ramës, ma hodhe njëherë faji yt, ma hodhe dy herë, faji im. Mendova se do të japë dorëheqjen që mos t’ja hedhë tre apo katër herë.

Ngrihet një nga deputetët e PD-së dhe thotë, kryetar nëse do të humbësh në zgjedhje për kryetar, unë mendoj se duhet të japësh dorëheqjen!

Ai që ra në sy ishte një nxitim për të zhvilluar zgjedhjet në më pak se një muaj, duke krijuar pabarazi në garë. Tradita e Bashës është që kur ai humb ngrin, këtë herë ai nuk bëri as ngrirje. E mirë do të ishte të ndiqte traditën e vet, që të ngrinte.

Po prap një deputete e partisë, thoshte i afruan zgjedhjet në qershor, sepse pengohet turizmi në korrik.

Besoj jemi në rrugë të mbarë, Basha do ta çojë partinë nga humbja në humbje“, tha ndër të tjera Ristani.

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

13/11/2026
Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al