• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Porosia’ amerikane e Yuri Kim: Të gjithë të njohin zgjedhjet, opozita të shkojë në parlament

18/05/2021
‘Porosia’ amerikane e Yuri Kim: Të gjithë të njohin zgjedhjet, opozita të shkojë në parlament

Ambasadorja e SHBA është shprehur në emisionin “Opinion” se është e rëndësishme për Shqipërinë që të gjitha palët politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ambasadorja thotë se SHBA pret që në muajin shtator Partia Demokratike të kthehet në parlament, duke thënë se vendi ka nevojë për një opozitë të plotë. Kim iu referohet deklaratave të kryedemokratit, Lulzim Basha, duke thënë se pavarësisht kundërshtimeve të tij, PD do të jetë e pranishme në parlament.

“Mendoj se për Shtetet e Bashkuara, pikëpamja jonë është shumë e qartë. Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, vërejtëm se është me rëndësi që të gjitha partitë të njohin rezultatet e zgjedhjeve, dhe për sa është e mundur, që partitë tani të mendojnë se si t’i shërbejnë popullit shqiptar, të gjithë popullit shqiptar. Pra, po presim me kënaqësi që të punojmë me të gjitha palët, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, dhe më duhet të them se më e rëndësishmja për ne është që Shqipëria ka qenë tepër gjatë pa një opozitë të plotë në parlament” – tha ajo.

“Pikëpamja jonë është se të gjithë duhet të kishin qëndruar në parlament, por kjo është e kaluara. Tani, teksa presim shtatorin, presim me kënaqësi që Partia Demokratike, e cila është një parti e rëndësishme, e cila ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme historike për zhvillimin e Shqipërisë. Nevojitet t’i shohim të kthehen në parlament dhe jemi shumë të kënaqur të shohim deklaratat e tyre ku bëjnë të qartë se kur të vijë shtatori, do të kthehen në parlament.

Mendoj se gjithçka tjetër që mund të jenë duke thënë, po të shohësh deklaratat nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër në PD, bëjnë shumë të qartë që pavarësisht çfarëdo kundërshtimesh që kanë, do të jenë në parlament në shtator. Dhe kjo është vërtet e rëndësishme. E dini, njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe mendoj që kur zhvillohen zgjedhje, ka festim, por ka edhe zhgënjim, por është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime të hapura për çfarë ndodhi dhe se cila është rruga përpara.

Unë për vete, e di cila është detyra ime. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësoj pozicionin e vendit tim. Dhe kur vjen fjala te kjo, ne duam një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Duam që të jetë edhe më e ngushtë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo ka qëlluar të jetë zgjedhur nga populli shqiptar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë” – tha Kim.

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

13/11/2026
Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al