Ish kryeministri Sali Berisha pritet të dalë në një konferencë për mediat sot në orën 18:00, për të shpjeguar qëndrimin e tij mbi vendimin e DASH që e shpalli “non grata” në SHBA. Ajo që bie në sy është që Berisha ka zgjedhur të flasë nga hotel Rogner dhe jo nga selia e PD-së, të cilën e drejtoi për më shumë se 20 vite. PD nuk ka dalë me një qëndrim të qartë, nëse e kundërshton vendimin e DASH për Berishën, apo është dakort me të. Në deklaratën e një dite më parë Lulzim Basha u tregua i kujdesshëm mbi qëndrimet e tij mbi këtë çështje, por në anën tjetër edhe Berisha u shfaq i ekuilibruar në qëndrimin e tij.