Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do keëtë reshje. Edhe pse mëngjeset e kësaj fundjave do jenë të freskët parashikohet që temperaturat e mesditës të rriten ndjeshëm ku e shtuna ngjit termometrin në 27-30 gradë. Ndërsa e diela sjell tjetër rritje ku pjesa më e madhe e qyteteve te ultesirës perëndimore shënon 30 grade celcius, ndonjë zonë të veçantë edhe mbi 31 gradë.