• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nata finale e Eurovision/Anxhela Peristeri: Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve

23/05/2021
Nata finale e Eurovision/Anxhela Peristeri: Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve

Sonte mbahet nata finale e Eurovision 2021, në Rotterdam të Holandës.
Plot 26 shtete do të konkurrojnë për vendin e parë, që njëherësh do të përcaktojë edhe vendin ku do të mbahet Eurovisioni vitin e ardhshëm.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet denjësisht nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila bëri një interpretim të shkëlqyer live në natën e dytë gjysmëfinale të enjten, duke fituar votat e mjaftueshme për ta kualifikuar vendin e saj për në finalen e madhe.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Anxhela ka rrëfyer emocionet e natës së dytë, pas arritjes së momentit kulminant, atij të kualifikimit për në finalen e sotme.
“Eurovisioni është një skenë aq e madhe, me një audiencë aq të madhe sa që kontrollimi i emocioneve gjatë performimit është shumë i vështirë. Në momentin që dëgjuam se ishim në finale, isha shumë e lumtur dhe emocione te jashtëzakonshme që është vështirë të pëshkruhet sidomos kur aspak nuk e prisja që ne të emërohemi si kualifikuesi i parë. Ishte një moment shumë i bukur”, ka thënë Anxhela Peristeri.
Në natën e gjysmëfinales, ajo këndoi e 11-ta në renditje, ndërkohë që sipas shortit të hedhur për mbrëmjen finale, sonte artistja shqiptare do të ngjitet një skenë për të performuar e dyta.
Për Telegrafin, Peristeri tregoi emocionet për performancën e sotme, duke bërë njëherësh thirrje për të gjithë shqiptarët e diasporës që të shprehin mbështetjen ndaj saj, duke votuar.
“Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikën shqiptare. Jam shumë falënderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela Peristeri.
Më poshtë gjeni listën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni Shqipërinë me kodin 02, varësisht nga shteti ku ndodheni.
Anxhela nuk është shqiptarja e vetme sivjet në finalen e Eurovision 2021, pasi edhe shteti i Zvicrës ka fatin të përfaqësohet nga një talent shqiptar dhe ai është artisti Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.
Gjoni gjithashtu në një intervistë për Telegrafin kishte treguar se e kishte për nder ta përfaqësonte Zvicrën, ndërsa thotë se po t’i jepej mundësia, me shumë qejf do të prezantonte në ndonjë të ardhme edhe Shqipërinë dhe Kosovën nëse fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Eurovision.
“Unë jam lindur në Zvicër nga prindër që kanë imigruar. Babai im është nga Suhareka në Kosovë dhe mamaja nga Tirana në Shqipëri. Kur jam përzgjedhur si përfaqësues i Zvicrës në Eurovision, jam ndjerë shumë krenar dhe me fat se është eveniment shumë unik dhe do më japi shumë eksperiencë në artin tim”, ka thënë Gjoni për Telegrafin.
Gjoni e përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” dhe mban kodin 11, për të gjithë ata që duan ta votojnë në finale.

Related Posts

Dyshohet për tre vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës
Paparazzi

Dyshohet për tre vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës

13/03/2026
Zanfina Ismaili del në mbrojtje të Gjestit: E kanë gënjyer gjatë dhe shumë
Paparazzi

Zanfina Ismaili del në mbrojtje të Gjestit: E kanë gënjyer gjatë dhe shumë

13/03/2026
Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!
Paparazzi

Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

13/03/2026
Selin mallkoi djalin e Rogertit, Jul Deda: Edhe djali i Hitlerit të ishte, nuk mallkohet një fëmijë 2 vjeç
Paparazzi

Selin mallkoi djalin e Rogertit, Jul Deda: Edhe djali i Hitlerit të ishte, nuk mallkohet një fëmijë 2 vjeç

12/03/2026
Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi
Paparazzi

Detaje të reja nga incidenti me Gjesti-n në studion e Onima-s: Ku është se kam me e vra

12/03/2026
“Gjesti është bashkë me ish të dashurën e tij”/ Xheneta Fetahu reagon ndaj komenteve për fituesin e ‘BBVA’
Paparazzi

Arrestimi i Gjestit/ Reagon Xheneta: Të gjithë e dimë çfarë periudhash ka kaluar

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Është në rrugën e duhur”, trajneri i Burnley zbulon gjendjen e Brojës

“Është në rrugën e duhur”, trajneri i Burnley zbulon gjendjen e Brojës

13/03/2026
Dyshohet për tre vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës

Dyshohet për tre vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al