• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pioli: Zemërimin e kthyem në energji pozitive, nesër sakrifica e fundit

22/05/2021
Pioli: Zemërimin e kthyem në energji pozitive, nesër sakrifica e fundit

Milani është gati për takimin e vështirë ndaj Atalantës. Kuqezinjtë luajnë në Bergamo të dielën, sfidë që nis prej orës 20:45. Një finale për “Djallin”, që ka nevojë për tre pikë për të siguruar zyrtarisht rikthimin në Champions League sezonin e ardhshëm.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur për mediat rreth finales së madhe. Përballë do të jetë një kundërshtar tmerrësisht i fortë, por Atalanta ka siguruar objektivin Champions dhe vjen pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë në mesjavë.
“Kemi gjithë vitin që flasim për ndeshje vendimtare, por kjo e nesërmja ndaj Atalantës është pikërisht e tillë. Jemi përgatitur shumë mirë, jemi të përqendruar në maksimum. Ka qenë një javë e çuditshme. Deri të mërkurën kishte vetëm zhgënjim, por më pas e transformuam në motivim dhe përqendrim.
Sigurisht që tensioni ekziston, por zemërimin e kemi kthyer në energji pozitive. Pse e meritojmë të shkojmë në Champions? E kemi treguar gjatë gjithë sezonit që kemi qenë ndër skuadrat më të mira. Nuk jemi tërhequr kurrë, për asnjë moment s’e kemi humbur besimin. Besojmë te fitorja nesër, i kemi cilësitë për t’u quajtur skuadër e madhe.
Kemi nevojë për një sakrificë të fundit. Atalanta? Presim një ekip që do të luajë në maksimumin e vet. Ky sezon ka qenë i gjatë për të gjithë. Ata kanë një sistem loje të kolauduar, janë një skuadër e fortë. Vitin e kaluar nuk kemi qenë në nivelin e Atalantës.
I jemi afruar shumë, por duhet të shfaqim nesër. Këtë javë kemi kryer shumë biseda, individuale dhe kolektive. Motivimi është maksimal: për klubin, vetën tonë dhe tifozët. I kemi zhgënjyer të dielën, por është momenti të qëndrojmë të bashkuar.
E ardhmja? E ardhmja ime është nesër, është takimi ndaj Atalantës. Këtë duhet ta kemi të gjithë të qartë, për gjithçka tjetër do të bisedojmë ditën e hënë. Rebic? E vështirë, më shumë jo se po për nesër“, deklaroi Pioli.

Related Posts

Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb
Sport

Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

29/08/2026
Milan thyen Venezian, 3 pikë në Serie A
Sport

Milan thyen Venezian, 3 pikë në Serie A

29/08/2026
VIDEO/ Bayern e nis me “këmbën e mbarë” kampionatin, spektakël golash ndaj Stuttgart
Sport

VIDEO/ Bayern e nis me “këmbën e mbarë” kampionatin, spektakël golash ndaj Stuttgart

28/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

“Ka më mirë, por edhe më keq”, Nevil Dede komenton shortin e Egnatias: Përforcime? Patjetër që…

28/08/2026
Asllani i “ngec” Inter, La Gazzetta ndez “alarmin”, në verë sërish në treg
Sport

Kristjan Asllani i nënshtrohet vizitave mjekësore, zbulohet kushti për blerjen e kartonit nga Interi

28/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

Përforcime? Patjetër që… – Balkanweb.com – News24

28/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive

Përditësimi i fundit, 5 vatra aktive zjarri në vend

29/08/2026
Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

29/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al