• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pandemia, ministrja tregon kur do të hiqet ora policore në Shqipëri

23/05/2021
Nesër nis karantina e pjesshme në Shqipëri, orë policore prej orës 10 në mbrëmje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, foli për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera.

Ministrja tha se është e vërtetë që numri i infektimeve ka rënë, por ama, sipas saj, kujdesi duhet të jetë ende i shtuar pasi virusi ndodhet mes nesh.

Sipas ministres, vendimet për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera, merret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët, monitorojnë në terren dhe nga afër çdo ditë të dhënat epidemiologjike në vend.

Kur ne kemi arritur shifër për 700 mijë të vaksinuarish, përse vijon të qëndrojë ende ora policore, në 22:00 dhe të mbahet masat. Do të hiqet ora policore?

Ogerta Manastirliu: Fakti që jemi në këtë situatë i referohet masave të targetuara që kemi marrë kësaj kohe. Shqipëria është një vend, i cili, edhe sot që flasim por gjatë gjithë kësaj periudhe, është një vend që s’ka pasur mbyllje totale. Ka pasur masa të intensitetit mesatar. Kjo ka sjellë që të kemi efekt të këtyre masave. Duhet thënë që jemi në një moment ku kemi numrin më të ulur ndonjëherë të rasteve aktive, gjatë këtyre muajve. Kjo s’do të thotë që ne të çlirohemi njëherë e përgjithmonë. Virusi është ende këtu, duhet të tregojmë kujdes. Masat, siç janë ora policore, mbyllja e breve, restoranteve dhe klubeve të natës, kjo ka sjellë një ulje të rasteve të infektimeve. Edhe mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, vijojnë të jenë mjetet dhe armët me kosto të ulët që vijojnë të jenë thelbësore për kufizimin e virusit.

Kur do të mblidhet Komunikimi Teknik i Ekspertëve?
Ogerta Manastirliu: Ata mblidhen çdo ditë. Për aq kohë sa Komiteti i Ekspertëve s’ka pasur vendimmarrje sa i përket orës policore apo heqjes së masave të tjera, tregon që ende s’kemi një vendimmarrje.

Nëse këto indikatorë vijojë kështu, e jemi pranë sezonit turistik, do të hiqet ora policore?

Ogerta Manastirliu: Evropa pas një kohe të gjatë tani është duke u hapur, për ritfillimit të aktiviteteve. Nuk ka pasur izolim tërësor të aktiviteteve. Le të besojmë te Komiteti ynë i Ekspertëve. Mund të kemi lehtësim të masave nëse situata vijon e tillë. Por duhet të jemi të kujdesshëm në lirimin e menjëhershëm të masave, sepse sjell rritje të infektimeve. Po futemi në sezonin turistik dhe Shqipëria nuk ka asnjë kusht për turistët që të futen. Sot, në krahasim me vendet e tjera, ka tregues epidemiologjik të përmirësuar, por kujdesi duhet të vazhdojë.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjysma ime…”/ Fjalët prekëse të Ema Andreas për ndarjen nga jeta të vëllait të saj

“Gjysma ime…”/ Fjalët prekëse të Ema Andreas për ndarjen nga jeta të vëllait të saj

31/12/2025
Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al