• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debati në PD, si u kërkua në mbledhjen e kryesisë përjashtimi nga gara i Agron Shehajt

24/05/2021
Debati në PD, si u kërkua në mbledhjen e kryesisë përjashtimi nga gara i Agron Shehajt

Në debatin me dyer të mbyllura për caktimin e kandidatëve për kreun e PD-së më 13 qershor, ka pasur disa perla interesante.

Jemin Gjana p.sh, që u përdor nga Lulzim Basha edhe 4 vite më parë, ka thënë se në PD gjithmonë ka pasur një kandidat, ose maksimumi dy, për kreun e PD-së.

Ndaj dhe këtë radhë, s’duhej të kishte më shumë kandidat.

Ndërsa mbështetës të tjerë të Lulzim Bashës, si Kreshnik Çollaku, kanë kërkuar përjashtimin e Agron Shehajt nga gara.

Pjesë nga debatet, që janë zbardhur nga Panorama:

Gazment Bardhi: Do të nisim diskutimet në parim apo do të flasim për kandidatët? Në listë, 4 prej kandidatëve nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, kështu që janë automatikisht të skualifikuar nga Gara

Enkelejd Alibeaj: Por ne nuk duhet që të jemi përjashtues. Mbase ata janë simpatizantë të Partisë Demokratike dhe kanë idealet e tyre.

Gazment Bardhi: Janë kontrolluar dhe nuk janë as anëtarë te lista aktive dhe tek ajo joaktive. Nuk janë simpatizantë. Le ta hedhim në votim (4 kandidatët skualifikohen me votë unanime)

Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se duhet të jetë në garë Basha, Kadilli dhe Harxhi. Nuk mendoj se ka vend për persona të cilët mendojnë më shumë për promovimin e tyre politik. Nuk mund t’i japim zë një njeriu për marketing politik. Duhet që të ketë platformë, duhet të ketë ide. Ibseni ka dashur gjithmonë të shkatërrojë PD-në, duke e sulmuar nga matanë gardhit.

Enno Bozdo: Unë nuk jam dakord që në garë të jetë Edit Harxhi, sepse nuk ka ndonjë kontribut të veçantë në garë.

Albana Vokshi: Përse të mos jetë Agroni dhe Editi? Ne jemi Partia Demokratike dhe jemi të hapur. Nuk duhet që të krijojmë armiq kot.

Gazment Bardhi: Ok, atëherë do të mbajmë vetëm këtë short: listën me 4 kandidatët.

Florion Mima: Kjo mbase është mbledhja e fundit që unë marr pjesë. Nuk kam asnjë interes. Por unë mendoj që në garë të jenë që të 4 kandidatët e le të fitojë ai që ka më shumë mbështetje nga anëtarësia.

Jorida Tabaku: Parimisht jam dakord që të jetë lista me 4 kandidatët. Por ne nuk mund të vendosim kandidatë njerëz që kanë momentet e lavdisë në TV. Cilësia e kësaj gare do të tregojë cilësinë e partisë nesër dhe ne duhet te sigurohemi që ka gjithëpërfshirje.

Dhurata Çupi: Edhe unë mendoj se duhet t’i përfshijmë të 4 në garë. Nëse në mesin e tyre ka pasur njerëz që kanë hedhur gurë ndaj PD-së, ne duhet t’u tregojmë të kundërtën. Ndaj, mendoj se duhet të jenë të 4 në garë. Duhet të jemi parimorë.

Jemin Gjana: Nëse bazohemi në historikun e garës në Partinë Demokratike, atëherë mund të them se në garën e PD-së ka pasur kryesisht nga dy kandidatë. Madje ka pasur raste edhe me 1, por ne nuk do ta bëjmë si historia e Maqo Lakrorit.

Enkelejd Alibeaj: Për mua 3 kandidatura janë ok. Editi edhe pse s’ka bërë shumë për Partinë Demokratike, mendoj se në Këshillin Kombëtar nuk ka qenë penguese, ka votuar. Nuk mendoj se duhet ta përjashtojmë.

Grida Duma: Kjo kryesi ka detyrë jo të gjykojë sjelljet e askujt, por të shqyrtojë kriteret dhe një seriozitet të staturës së kandidatëve. Çka do të thotë, statura e tyre duhet të ketë një minimum të figurës publike kombëtare, veç kritereve konkrete të tjera.

Related Posts

Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin

08/08/2026
Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë
Kryesore

Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë

08/08/2026
Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës
Kryesore

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…

07/08/2026
Kryesore

U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

07/08/2026
Situatë e pazakontë në Kakavijë, gra e fëmijë presin në diell për ta kaluar kufirin, radhë kilometrike (VIDEO)
Kryesore

Radhë e gjatë në Kakavijë, pala greke punon me ritëm të ulët

07/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare

Rodri pranë Barçës, Man.City piketon pasuesin e spanjollit

08/08/2026
FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare

Rodri pranë Barçës, Man.City piketon pasuesin e spanjollit

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al