Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj të hënën është shprehur se mos ndryshimi i udhëheqjes së PD-së, do ta çojë përsëri këtë forcë politike në humbje në vitin 2025. Përmes një conference për mediat, Shehaj theksoi se kryetari i PD-së duhet të ketë vetëm një mundësi, nëse humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet.
“Unë e kam bindje, se Lulzim Basha nuk e con dot PD-në në fitore. Për ta mundur regjimin e tij ka nevojë për një udhëheqës krejt të ndryshëm nga ai. Të pakorruptuar. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qënurit kryetar i PD nuk duhet të jetë vetëm priviligj, por edhe përgjegjësi. Në statut kryetari duhet të ketë vetëm një mundësi të japë dorëheqjen nëse dështon”, tha Shehaj.