• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestimi i gazetarit bjellorus/ DW: Kërkohen vepra jo retorikë e zemëruar

25/05/2021
Arrestimi i gazetarit bjellorus/ DW: Kërkohen vepra jo retorikë e zemëruar

Tani kërkohen vepra dhe jo më fjalë. Krerët e BE, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, politikanë amerikanë – të gjithë, po, janë të zemëruar për rrëmbimin e gazetarit bjellorus, Roman Protasevitsh. Ata mund të tundin kokën me mospranim e të shprehin zemërimin në twitter, por kjo nuk u bën përshtypje diktatorëve si Lukashenko apo Putin. Ata vetëm se testojnë rregullisht, se sa larg mund të shkojnë me përndjekjen e të pafajshmëve apo atyre që mendojnë ndryshe, para se perëndimi të veprojë.

Lukashenko rrëmbeu një avion irlandez, ngriti lart avionë ushtarakë, MIG, rrezikoi jetën e 170 pasagjerëve për të arrestuar një kritik të regjimit. Çfarë duhet të ndodhë më, që BE e perëndimi të veprojnë me vendosmëri? Me gjoja sanksionet si embargon e armëve, që Brukseli ka vendosur deri më tani, Lukashenko vetëm mund të tallet: Sikur Minsku është i varur nga blerja e armëve në Francë apo Angli. As ndalimet e udhëtimeve për një duzinë përfaqësuesish të qeverisë nuk e dëmtojnë kushedi regjimin. Në vend të pushimeve në Majorka, ata shkojnë në Krime. Jo këtë herë perëndimin duhet të vendosë sanksione që vërtet dhembin.
Jo pa mbështetjen e Putinit
Ato duhet ta godasin Minskun dhe ta bëjnë Moskën të mendohet. Se një gjë dihet: Lukashenko është siguruar njëherë tek Kremlini para këtij aksioni kriminal. Një gjë të tillë ai nuk do të guxonte ta bënte pa mbështetjen e Putinit. Regjimi i Lukashenkos do të kishte rënë prej kohësh, pa mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike të Moskës. Çelësi, që Protsasevitsh dhe opozitarë të tjerë të burgosur të dalin nga burgu, ndodhet në Moskë.
Krerët e BE-së duhet ta mendojnë këtë, kur mblidhen në Bruksel, për të folur për “reagimet”. Rrëmbimi i avionit ia bën të qartë edhe presidentit, Biden, se si mendon vërtet Moska. Ai vërtet ndoshta synon “marrëdhënie të stabilizuara dhe të parashikueshme” me Moskën, siç u shpreh Biden pas takimit të fundit mes dy ministrave të Jashtëm. Por për sa kohë që Putini mbetet në një kurs konfrontimi, kjo mbetet një dëshirë e mirë. Aventura e fundit e Lukashenkos do të vështirësojë edhe takimin e synuar me Biden e Putinit. Ndoshta do të ishte më e ndershme të refuzohet këtë samit, ose të shtyhet për sa kohë, që regjimi rus është i interesuar vërtet për marrëdhënie më të mira me perëndimin. Pas kaosit të disa viteve me Trumpin, kjo do t’i bënte mirë besueshmërisë së politikës së jashtme të perëndimit.
E drejta në anën e Perëndimit
Në ndërkohë perëndimi mund të bëjë shumë për t’ua bërë të qartë sunduesve në Minsk dhe Moskë, se ata kanë për të paguar një çmim për rrëmbimin apo vrasjen e kundërshtarëve politikë. Sidomos kur këtu vihet në rrezik edhe jeta e qytetarëve perëndimorë. Zhurmën histerike të luftës të mediave të kontrolluara në lindje, perëndimi duhet ta shohë ashtu siç është në të vërtetë – një formë e largimit të vëmendjes dhe kërcënimit. Në fund të fundit ajo është edhe një konfirmim i dobësisë së regjimit që i trembet popullit të vet. Perëndimi e ka të drejtën në anën e tij, ai është më i fuqishëm, ushtarakisht dhe politikisht. Ka ardhur koha që ai ta përdorë këtë fuqi të tij. /DW

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al