• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria mision historik në OKB/Rama dhe Xhaçka ftesë për t’u bërë pjesë e “Ekipit të Ëndrrave”

26/05/2021
Shqipëria mision historik në OKB/Rama dhe Xhaçka ftesë për t’u bërë pjesë e “Ekipit të Ëndrrave”

Në 11 qershor 2021, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se qeveria ka vendosur që t’u drejtojë një thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve, “kudo që janë, që të bashkëpunojnë me ne për realizimin me sukses të këtij misioni historik”.

“Ne duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me Dream Team, Ekipin e saj të Ëndrrave. Një ekip, ku do të ketë një ndërthurje të diplomatëve më të mirë e më me shumë përvojë të shërbimit tonë diplomatik dhe të ekspertëve e profesionistëve më të mirë nga çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarë.

Prandaj, dua t’ju bëj sot një thirrje të gjithë atyre djemve e vajzave, burrave e grave, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, të gjithë profesionistëve të talentuar, që të aplikojnë për tu bërë pjesë e Ekipit tonë në Këshllin e Sigurimit”, tha ministrja Xhaçka.

Aplikimi do të mund të bëhet në një dritare të veçantë në faqen zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku do të ketë udhëzime të mëtejshme për dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe fushat e ekspertizës që kërkohen.

Paskëtaj, sqaroi ministrja, aplikimet do të vlerësohen nga një Komisionin i posaçëm që do të ngrihet në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për të përzgjedhur pastaj në finale fituesit, të cilët do t’i atashohen Ekipit në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork, si ekspertë për vitet 2022 – 2023.

Edhe kryeministri Edi Rama, thotë se “të gjithë ata e ato, shqiptarë e shqiptare, brenda ose jashtë vendit dhe sidomos në SHBA, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, i ftojmë të aplikojnë e të konkurojnë, për tu bërë pjesë e skuadrës kuqezi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Më datë 1 janar 2022, Shqipëria do të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimarrjes globale, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022 – 2023, është momenti më historik në 65 vitet e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë

Duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me një “Dream Team”; një skuadër profesionale të nivelit më të lartë

Të gjithë ata e ato, shqiptarë e shqiptare, brenda ose jashtë vendit dhe sidomos në SHBA, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, i ftojmë të aplikojnë e të konkurojnë, për tu bërë pjesë e skuadrës kuqezi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Rama.

Fjala e ministres Xhaçka:

Të dashur qytetarë,

Jam këtu sot për të ndarë me të gjithë ju një lajm të mirë, por edhe për t’ju drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë brenda apo jashtë vendit një thirrje.

Në datë 11 qershor, pra vetëm pak javë nga sot, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Falë një fushate lobimi shumë profesionale dhe të suksesshme disavjeçare, vendi ynë ka arritur të fitojë mbështetjen e Grupit të Evropës Lindore, për të konkuruar në këtë garë si kandidaturë konsensuale. Ç’ka do të thotë që jemi kandidatura e vetme dhe zgjedhja është e sigurt.

Është vërtet një lajm i madh dhe një moment historik për Shqipërinë dhe shërbimin tonë diplomatik, fakti që për herë të parë pas 65 vitesh si anëtare e OKB, Shqipërisë i jepet një mundësi kaq e jashtëzakonshme.

Është po ashtu, një konfirmim i pjekurisë që ka arritur diplomacia shqiptare dhe politika e jashtme e Shqipërisë e cila tashmë falë një diplomacie të kujdesshme bilaterale e multilaterale, falë rolit konstruktiv në rajon e më gjerë, falë kontributit në shërbim të paqes, sigurisë e stabilitetit në nivel rajonal e global, përmes pjesëmarrjes në nisma e misione të OKB dhe kryesimit të suksesshëm të OSBE, do të mund të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimmarrjes globale.

Misioni ynë në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork, fillon në datë 1 janar 2022.

Kjo është një mundësi e madhe për Shqipërinë, por ne jemi të ndërgjegjshëm që është njëkohësisht edhe një sfidë shumë e madhe. Sepse, le të jemi të sinqertë e të hapur me njëri tjetrin, diplomacia shqiptare gjatë të gjithë historisë së shtetit shqiptar nuk ka pasur kurrë mundësinë të operojë në një forum kaq të lartë e kaq sfidues.

Synimi ynë është që në këtë mundësi historike që i jepet vendit tonë, Shqipëria të ketë një performancë po aq dinjitoze, po aq profesionale e të suksesshme, sa ajo që treguam gjatë Kryesimit të OSBE, për të cilën jemi vlerësuar me nota maksimale.

Është kjo arsyeja përse në diskutimet e zhvilluara me Kryeministrin Edi Rama, kemi vendosur që t’u drejtojmë një thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, që të bashkëpunojnë me ne për realizimin me sukses të këtij misioni historik.

Ne duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me Dream Team, Ekipin e saj të Ëndrrave. Një ekip, ku do të ketë një ndërthurje të diplomatëve më të mirë e më me shumë përvojë të shërbimit tonë diplomatik dhe të ekspertëve e profesionistëve më të mirë nga çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarë.

Prandaj, dua t’ju bëj sot një thirrje të gjithë atyre djemve e vajzave, burrave e grave, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, të gjithë profesionistëve të talentuar, që të aplikojnë për tu bërë pjesë e Ekipit tonë në Këshllin e Sigurimit.

Aplikimi do të mund të bëhet në një dritare të veçantë në faqen zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku do të ketë udhëzime të mëtejshme për dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe fushat e ekspertizës që kërkohen.

Paskëtaj, aplikimet do të vlerësohen nga një Komisionin i posaçëm që do të ngrihet në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për të përzgjedhur pastaj në finale fituesit, të cilët do t’i atashohen Ekipit në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork, si ekspertë për vitet 2022 – 2023.

Unë shpresoj që sa më shumë shqiptarë e shqiptare të talentuara ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme, për t’u bërë pjesë e ekipit tonë duke dhënë më të mirën e tyre për të nderuar vendin tonë në këtë mundësi historike për të cilën është punuar aq shumë.

Related Posts

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë
Kryesore

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al