Kina ka denoncuar përpjekjen amerikane për të vijuar hetimet për origjinën e virusit Covid-19, për të vërtetuar nëse është krijuar apo jo në një laborator në Wuhan. Një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai pret brenda 90 ditëve një raport të plotë nga agjencitë amerikane të inteligjencës në lidhje me këtë çështje. Ministri i jashtëm kinez akuzoi SHBA-në për manipulim politik dhe zhvendosje të fajit. Edhe njëherë ai refuzoi çdo mundësi të krijimit të virusit vdekjeprurës në një laborator të qytetit kinez Wuhan.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, tha se kjo tregoi që SHBA-ja nuk kujdeset për faktet ose të vërtetën dhe ka zero interes në një studim serioz të bazuar në shkencë mbi origjinën.
“Qëllimi i tyre është të përdorin pandeminë për të ndjekur stigmatizimin, manipulimin politik dhe zhvendosjen e fajit. Ata janë duke mos respektuar shkencën, të papërgjegjshëm ndaj jetës së njerëzve dhe kundërprodhues ndaj përpjekjeve të bashkërenduara për të luftuar virusin”, tha ai.









