• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alarmi i Skulptorit të Popullit Mumtaz Dhrani për përmendoren e Çerçiz Topullit në Gjirokastër

28/05/2021
Alarmi i Skulptorit të Popullit Mumtaz Dhrani për përmendoren e Çerçiz Topullit në Gjirokastër

Nga Engjëll Serjani

Vazhdimi i punimeve të projektit të Sheshit “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, që përshin një rikonceptim që synon ti jap zgjidhje një prej zonave më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët e zonës historiko-muzeale të qytetit në UNESCO, ka shqetësuar dhe ka vënë në alarm Skulptorin e Popullit Mumtaz Dhrami.

Ky projekt që synon krijimin e një zone “pedonale” të gjelbëruar dhe poshtë saj krijimin e një parkimi për automjetet e turistëve që vizitojnë Pazarin Karateristik, përfshin edhe dy objekte “monument kulture” dhe një “monument natyre“, që deri tani kishin zënë vend në mjediset e këtij sheshi: Shtatorja e Çerçz Topullit vendosur në qendër të sheshit, monumenti i dy heroinave dhe martireve të luftës së Dytë Botërore, Bule Naipi dhe Përsefoni Kokëdhima dhe rrapi historik në degët e së cilit ato u ekzakutuan me varje në litar nga okupatorët nazist.

Artisti i shquar i skulpturës monumentale me orgjinë gjirokastritë Mumtaz Dhrami, është shprehur tepër i shqetësuar për fatin e këtyre tri monumenteve me vlerë të madhe historike. A shprehet i alarmuar, jo vetëm për pjesën e derdhur në bronx të shtatores së Çerçizit, por edhe për pllakat e mermerit të bazamentit mbi të cilin është vendosur shtatorja. “Ky monument është vepër e “babait” të skulpturës shqiptare, skulptorit të kombit Odise Paskali dhe realizuesit e projektit duhet të maten mirë kur të vënë dorë mbi atë vepër historike”, shprehet plot shqetësim mjeshtri i daltës. Për mendimin tim, vazhdon skulptori 85 vjeçar Mumtaz Dhrami, monumenti i Çerçiz Topullit nuk duhet të lëvizet nga ai pozicion ku ndodhet. “Nuk duket lëvizur nga ai pozicion ku ndodhet, për disa arsye. Sepse, aty është menduar dhe është pranuar nga qytetaria gjirokastrite qysh në vitin 1934, sepse ai është vendi më i përshtatshëm në gjithë hapësirën e këtij sheshi madhështor, sepse Çerçizi është ndjerë “rehat” në atë pozicion prej 97 vjetësh”, këmbëngul skulptori monumentalist.

Por, artisti Mumtaz Dhrami nuk mjaftohet vetëm me argumentat artistike dhe historike, shqetësimi i madh për të është edhe realizimi i anën teknike të projektit të zhvendosjes, e cila mund të jetë me pasoja katastrofike për këtë monument. “Edhe një ndërhyrje e thjeshtë për ta zhvendosur përkohësisht dhe për ta rikthyer në të njëjtin vend mund të jetë me pasoja për shtatoren dhe bazamentin e staj të përbërë prej pllaka massive mermeri të sjellë nga Italia. Mermeri është material delikat dhe shkëputja e pllakave mund të shkaktojë dëmtimin e tyre. Pllakat e mermerit kanë zënë vend aty dhe janë bërë një trup me masën e betonit dhe çdo përpjekje për ti shkëputur mund të shkatojnë dëmtimin e tyre”, thekson skulptori. Sipas tij, ndërhyrja duhet bërë nga arkitektët restauratorë më të mirë që ka vendi.

Shqetësimi tjetër i tij përfshin fatin e monumentit të dy heroinave Bule dhe Persefoni, vepër e skulptorit gjirokastrit Ksenofon Kostaqi. Projekti i rikualifikimit të sheshit të Çerçizit parashikon një spostim nga vendi ku ato kanë qëndruar deri tani në pjesën perëndimorë të sheshit. Nëse ky monument, sipas projektit do të ndrrojë vend-vendosjen e tij, kjo do të jetë herë ë dytë, pasi fillimisht ai ka qënëndruar në pjesën veriore të sheshit, përballë monumentit të Çerçizit. Aktualisht monumenti i dy heroinave është larguar dhe dhe është depozituar në magazinat e drejtorisë së ujrave, pyjeve dhe kullotave nga puninësit e bashkikë në pritje të vendosjes në pozicionin e parashikuar në projektin e ri. Por burime informacioni bëjnë të ditur se një skluptor vendas ka prezantuar një projek për derdhjes në bronc të këtij monumenti që deri tani ka qënë i skalitur në gur nga autori K.Kostaqi.

Por fati më i keq me sa duket është rezervuar për monumenti i natyrës, rrapin historik ky u varën në litar dy gratë antifashiste, të vetmet që patën këtë fat tragjik gjatë Luftës së Dytë Botërore, pema në deri tani bënte hije në qendër të sheshit egzistues. Projekti i rikualifikimit të Sheshit të Çerçizit nuk ka vend për këtë objekt natyror historik. Projektuesit e kanë përjashtuar prezencën e rrapit me argumentin se në kushtet e shtrimit me beton të siperfaqes së sheshit, poshtë së cilit do të ndërtohet parkimi me tri kate, e bën të pamundur bashkëjetesën e kësaj peme me betonin për mungesë të dheut që kërkon bima. Por, Dhrami mendon se projekti mund ti bënte vend pemës me një hapësirë të mbushur me dhe sa hapësira e parkimit të dy veturave.

Për artistin dhe vetë qytetarët e Gjirokastrës, ndërhyrje dhe projekte të tilla shihen me frikë e dyshim, pasi ka eksperienca të mëparshme që investimet në zonën historike kanë rezultuar të dështuar në respektimin e vlera unikale të arkitekturës dhe urbanistikës historike, sikurse ishte rasti i restaurimit të kalldrëmit të lagjes Varrosh 10 vjet më parë.

Related Posts

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon
Kryesore

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

25/06/2026
Kryesore

Në ditën e 25-të të protestës, reagon Presidenti: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

25/06/2026
“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…
Kryesore

“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…

25/06/2026
Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Ekuadori mund Gjermaninë dhe sheh drejt kualifikimit, dy gola ndëshkojnë Panzerat në Botëror

VIDEO/ Ekuadori mund Gjermaninë dhe sheh drejt kualifikimit, dy gola ndëshkojnë Panzerat në Botëror

26/06/2026
Dukati shkarkon pilotin, zgjedh Pedro Akostën në Moto GP

Dukati shkarkon pilotin, zgjedh Pedro Akostën në Moto GP

25/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al