• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U izolua nga Bashkimi Europian, Lukashenko pritet në Rusi nga Putin

28/05/2021
U izolua nga Bashkimi Europian, Lukashenko pritet në Rusi nga Putin

Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko shkoi në Rusi të premten për bisedime me Presidentin Vladimir Putin, në mes të tensioneve me Evropën rreth uljes dramatike të një avioni pasagjerësh në Minsk dhe arrestimit të një blogeri disident.

Po të premten, autoritetet ruse refuzuan të lejojnë dy avionë të vendeve të Bashkimit Evropian që të kalonin në Moskë dhe të shmangnin përdorimin e hapësirës ajrore të Bjellorusisë.
Autoritetet ruse refuzuan të lejojnë një avion të Austrian Airlines nga Vjena dhe Air France nga Parisi që të uleshin në Moskë dhe fluturimet u desh të anuloheshin, thanë kompanitë.
Megjithëse Rusia tha se bëhej fjalë për probleme teknike, veprimi duket të jetë shenjë mbështetjeje për qeverinë e Minskut.
Shefi i punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell thotë se nuk e di nëse këto janë incidente të izoluara.
“Ishte një konfuzion i madh në trafikun ajror, por ende nuk e di nëse po bëhet për raste specifike, apo është një normë e përgjithshme nga autoritetet ruse për t’i bërë aeroplanët evropianë që të përshkojnë hapësirën e Bjellorusisë”, tha ai para se të hynte në një takim të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së.

Ai shtoi se duhet pritej për të parë nëse ishte e nevojshme të merreshin masa.
Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko tha se “situata është pothuajse absurde” duke iu referuar mungesës së fluturimeve me me Rusinë, për shkak të pandemisë.
“Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me presidentin Putin për këtë çështje, sepse një situatë e vështirë na shtyu të marrim masa”, tha ai duke folur për vendimin e BE-së për të mos përdorur hapësirën bjelloruse dhe mundësinë për rivendosjen e lidhjes ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë.
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë u takua me zyrtarët e lartë rusë të premten për të kërkuar ndihmë në mes të përplasjes me Bashkimin Evropian rreth devijimit të një fluturimi për të arrestuar një gazetar disident.
Zoti Lukashenko takohet me zotin Putin në rezidencën e tij të Detit të Zi në Soçi për bisedime mbi lidhje më të ngushta ekonomike, sipas Kremlinit.
Bisedimet ishin planifikuar që para incidentit të avionit, por vijnë ndërsa Perëndimi ka akuzuar Bjellorusinë për pirateri për mënyrën se si u ul avioni.
Rusia, një aleate e ngushtë i ka ofruar mbështetje verbale Minskut, ndërsa hedh poshtë spekulimet se ajo ishte vetë bashkëpunëtore në incidentin e Minskut./ VOA
 
Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“As unë s’do paguaja aq shumë”, Trump për çmimin e biletave të Botërorit

“As unë s’do paguaja aq shumë”, Trump për çmimin e biletave të Botërorit

07/05/2026
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të

Vllaznia në krizë në momentin vendimtar, mbledhje urgjente te kuqeblutë pas disfatës me Tiranën

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al