• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plagjatura në VNM, si shpëtoi Vjosa nga projekti i hidrocentralet

30/05/2021
Plagjatura në VNM, si shpëtoi Vjosa nga projekti i hidrocentralet

Gjykata Administrative rrëzoi një padi nga AYEN-ALB sh.a kundër Ministrisë së Mjedisit, në të cilin kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative, që rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

BIRN

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi të premten një padi nga AYEN-ALB SH.A kundër Ministrisë së Mjedisit, në të cilin kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative që rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Kompania Ayen-Alb, një bashkim i kompanisë turke Ayen me 92 për qind të aksioneve dhe asaj shqiptare Fusha, mori miratim nga qeveria në vitin 2017 për të ndërtuar me koncesion HEC-in e Kalivaçit. Më herët, një koncesion i dhënë në fund të viteve 90’ për të njëjtin HEC për kompaninë e drejtuar nga Francesco Bechetti dështoi dhe shteti shqiptar dhe biznesmeni italian janë prej vitesh në procese gjyqësore dhe arbitrazh.

Por ndërsa koncesioni i parë që mbeti në letër pati kaluar pa kundërshtime, njoftimi i koncesionit të dytë në një kohë kur qindra shkencëtarë nga gjithë bota dhe dhjetëra organizata mjedisore kërkonin mbrojtjen e Vjosës, si lumë me vlera të veçanta mjedisore, hasi në kundërshtime të zëshme publike.

Dokumentet gjyqësore, padia e kompanisë dhe qëndrimet përfundimtarëve të organizatave ambjentaliste, tregojnë se koncesioni i dytë u bllokua në fazën e miratimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Social, VNMS.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Ministria e Mjedisit që duhej të miratonin dokumentin kanë marrë vendim për të mos e miratuar atë, duke cilësuar të paplotë dhe lëshuar një deklaratë negative. Sipas dokumenteve që BIRN ka, ministria pretendon se në VNMS nuk ishin përmbushur sugjerimet e bëra prej saj dhe as detyrimet ligjore të konsultimeve të saj me publikun.

“Gjendja natyrore dhe vlerat e biodiversitetit të lumit Vjosa, janë ndër më të lartat në Ballkan, ku gjenden qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën. Zona ofron habitate tokësore dhe ujore për lloje shpendësh, gjitarësh, peshqish shtegtarë të kërcënuar. Zbatimi i projektit ndikon negativisht në të gjithë ekosistemin e veçantë të zonës, duke kërcënuar deri në zhdukje këto gjallesa”, thuhet në deklaratën negative të Ministrisë së Mjedisit.

Pas kësaj Ayen-Alb i është drejtuar Gjykatës Administrative me padi kundër ministrisë së Mjedisit. Padia synon rrëzimi e deklaratës negative që praktikisht bllokon punën për HEC. Kompania pretendon se “lëshimi i kësaj deklarate mjedisore në cilësinë “negative” është një akt i pajustifikuar dhe i pambështetur në ligj”.

Në dokumentet e padisë, kompania pretendon ndër të tjera se VNMS e propozuar prej saj u jepte zgjidhje problemeve të ngritura në deklaratën negative dhe se biodiversiteti do të mbrohej përmes masave zbutëse që minimizonin ndikimin. “Në këtë mënyrë, ndikimet e mbetura pas marrjes së masave zbutëse do të menaxhohen dhe zbuten nëpërmjet këtij plani”, thuhet në padi.

Por organizatat EcoAlbania; EuroNatur; Riverwatch dhe 39 banorë të zonës që u bënë pjesë e padisë si ndërhyrës dytësorë përgënjeshtruan pretendimet e kompanisë. Në parashtrimet e tyre, organizatat i bënë me dije gjykatës se VNM-ja ishte bazuar në një pjesë të madhe në studimet e kryera prej një grupi shkencëtarësh që prej vitesh protestojnë kundër digave në Vjosë.

“Pra, të njëjtat të dhëna, të marra nga studimet e kryera prej shkencëtarëve europianë (promovuar dhe mbështetur nga Riverwatch, EcoAlbania, Euro Natur etj), që kanë konkluduar për të ndaluar digat mbi rrjedhën qëndrore të Vjosës, janë përdorur në Raportin e Thelluar të VNMS në mënyrë selektive e të cunguar për të sugjeruar të kundërtën,” thuhet në parashtrime.

Sipas parashtrimeve të ndërhyrësve, rreth 80 për qind e kapitujve të VNM-së kanë përdorur përmbledhjen e studimeve për lumin Vjosa, Acta ZooBot Austria Nr. 155/1, viti 2018 dhe se vetë përpiluesit e VNM-së kanë përdorur si referenca shkencore “publikimet shkencore të ekipit të shkencëtarëve shqiptarë dhe të huaj që janë bërë pjesë e fushatës “Vjosa pa diga”.

Në parashtrime ata thonë se të dhënat e marra prej studimeve të tyre pa leje, shpeshherë të kopjuara fjalë për fjalë, janë nxjerrë nga konteksti dhe janë shtrembëruar për të paraqitur të kundërtën e asaj që ata dokumentojnë.

Vendimi i gjykatës megjithatë ka ngjallur shpresë se projekti mund të ndalohet dhe Vjosa mund të fitojë statusin e parkut kombëtar. Në një reagim, EcoAlbania e cilësoi vendimin e gjykatës si mesazh për qeverinë.

“Përshëndesim vendimin e gjykatës dhe mendojmë se ky është një tjetër mesazh i dhënë për qeverinë që duhet të heqë dorë në mënyrë përfundimtare nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe të shpallë sa më parë gjithë luginën e Vjosës Park Kombëtar,” tha Olsi Nika, nga EcoAlbania.

Ulrich Eichelmann, drejtues i Riverwatch, shkroi në Twitter se vendimi do të thoshte që “projekti i digës së Kalivaçit ka vdekur dhe Vjosa është e sigurt”.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rikthejnë në shitje vilën luksoze të Beverly Hills

Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al