• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë po ndodh në Sarandë? Jolio Dine bën një reagim pa e përmendur fare PD-në. Ngre akuza edhe për deformim të votës

30/05/2021
Gara për Sarandën, kandidatët e rinj janë mundësia e vetme për PD-në

Kandidati i PD për deputet në Sarandë, Jolio Dine, ka bërë një reagim ku shpjegon ndër të tjera mbështetjen që ka marrë në këto zgjedhje. Por ajo që bie në sy është fakti se në asnjë rresht Dine nuk e përmend PD-në. Thekson se kryesisht votat i ka marrë personalisht jo dhe aq për siglën e partisë. Në fund thjesht thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në politikë, por pa saktësuar se si dhe ku. Duket sikur ka një krisje mes tij dhe drejtuesve të PD-së e mbase me lidershipin e partisë. Dine akuzon gjithashtu se vullneti i zgjedhësve është deformuar. Më poshtë reagimi i plotë i Dines.

Duke marre shkas por edhe duke respektuar njekohesisht shkrimet e mediave te ndryshme qe flasin per “qendrime te caktuara te Jolio Dines ne politike”, dua te bej nje reagim publik per hir te gjithe dashamiresve, miqve dhe bashkeqytetareve te mi. Kam hyre ne politiken aktive si misionar, e kam theksuar disa here kete. E kam pare, e shoh dhe do e shoh politiken si menyre per t’i sherbyer vendit tim dhe bashkeqytetareve te mi. Ne karakterin dhe filozofine time dhe te familjes time eshte skalitur thelle, jo sot por prej dekadash, deshira dhe pasioni per te bere mire nder njerez e per te lene po nje emer te tille ne historine e Sarandes dhe me gjere.

Jam votebesuar ne zgjedhjet e prillit nga mijera qytetare. Jane lexuar te vlefshme vetem 2117 vota personale te miat ne gjithe Qarkun e Vlores. Ne kete nje muaj paszgjedhor kam mesuar dhe kam faktuar se qindra qytetareve te tjere nuk u eshte lexuar vota e destinuar per mua, ca nga gabimi njerezor qe e ka nxjerre ate te pavlefshme (rasti i dy kutive ne fshatin Shales ku nga 44 vota te pavlefshme, 34 ishin te kandidatures time e shume raste ne kutite e Bashkise Sarande) dhe ca sepse vullneti i qytetareve eshte deformuar (faktuar rast kur vota te miat ne Navarice, Borsh, Shkalle, Dermish etj jane lexuar por jo shenuar ne procesverbalin perfundimtar).

E ne keto kushte, me kete mbeshtetje masive qytetare, kryesisht nga njerez te thjeshte qe ne shumicen e rasteve tek une kane pare Jolin dhe jo partine, kane treguar mirenjohjen ndaj kontributit tim nder vite ndaj tyre dhe zones tone, kane mbeshtetur bashkeqytetarin, lagjarin, mikun, shokun e dashamiresin, tashme QENDRIMIN NE POLITIKE E KAM DETYRIM!

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al