E ëma e 32-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutua në një lokal në Athinë, ka shpërthyer në të qara dhe të shara në vendin e krimit. Në videot e siguruara nga Argjirolajm.net shihet se si ajo shan në shqip dhe greqisht, duke akuzuar shtetas shqiptarë për vrasjen e të birit. “E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptar të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë ajo në shqip.