Avokati Saimir Vishaj ka bërë një koment të konsideruar si seksist në lidhje me mënyrën se si duhet të duken femrat, sipas tij.
I ftuar në “Opinion”, Vishaj po komentonte videot që u bënë ‘hit’ në rrjet të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në zyrat e shtetit, nën ritmin e këngës ‘Mafia”.
Vishaj tha se sipas tij, një femër duhet të tundet sepse nëse kjo gjë nuk ndodh, nuk quhet femër.
“Femra po s’u tund njëçikë s’është femër. Po lëri ato tashi. Të tundet një çikë,“- tha Vishaj, teksa komentonte në studio.