• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në shkallët e pallatit ka ende njolla gjaku, policia merr në pyetje një person për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë (VIDEO)

02/06/2021
Në shkallët e pallatit ka ende njolla gjaku, policia merr në pyetje një person për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë (VIDEO)

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit nga Tepelena, Çajup Selimi.  Mësohet se 45-vjeçari është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në trup. Selimi është vrarë në shkallët e pallatit, teksa hynte në banesën e tij, ndërsa deri tani për ngjarjen është shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka pasur konflikte më parë. Ndërkohë banorët janë shprehur se kanë dëgjuar dy krisma. Policia ka zhvilluar kontrolle gjatë natës dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

VIKTIMA

Çajup Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytetin e Tepelenës. Në vitin 2018, ai ishte konfliktuar me dy persona, të cilët e goditën me sende të forta. Vetë Selimi tha në atë kohë se ishte sulmuar me grushte dhe me leva hekuri dhe se ishte kërcënuar me thikë, duke shtuar se nuk i dinte arsyet.

Ai tha se ishte sulmuar nga dy persona, por më vonë u arrestua një prej tyre. Në pranga përfundoi Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja e viktimës deklaronte se 45-vjeçari kishte konflikte për shkak të konkurrencës.

Dy familjet kishin biznes me të njëjtin profil dhe kjo kishte shërbyer si shkak për konflikte të vazhdueshme të tyre. Familjarët deklaruan se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm.

HETIMET

Ende nuk dihet nëse vrasja e 45-vjeçarit Çajup Selimi lidhet me çështjet e konkurrencës. Policia lokale tha se kishte nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Forcat e Policisë Lokale dhe Forcat Shqiponja të Gjirokastrës nisën krehjen e zonës për të kapur autorin e krimit. Ndërkohë, në hyrje dhe dalje të qytetit të Tepelenës u ngritën disa pika kontrolli në përpjekje për të arrestuar autorin. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë shkoi në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet me qëllim zbardhjen e krimit./panorama

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-02-at-10.10.20-AM-1.mp4
https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-02-at-10.10.20-AM.mp4

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al