Majk është bërë para një muaji baba, me një djalë të vogël që e ka quajtur Roan.
Pavarësisht impenjimeve të shumta, koncerteve të ndryshme që ka në periudhën e verës, këngëtari ka gjetur kohë për të kaluar me djalin e tij.
Një moment të tillë, ai ka vendosur që ta bëjë “të pavdekshëm” duke e fotografuar. Foto shumë të thjeshta, por që rrezatojnë shumë dashuri.
Roani është mbështetur të shpatulla e babait të tij, e ndërsa Majk shfaqet shumë i buzëqeshur. Duket se vogëlushin e ka zënë gjumi në krahët e babit, vendin më të mirë që mund të gjente, e ndërsa Majk e shikon me shumë dashuri.
Ai i ka ndarë këto foto me miqtë e tij ku thjesht shkruan “Roan”.