• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarë pas ngjarjes që tronditi Greqinë? Pre e grabitjeve edhe instruktori i pilotit: Flisnin shqip

05/06/2021
Shqiptarë pas ngjarjes që tronditi Greqinë? Pre e grabitjeve edhe instruktori i pilotit: Flisnin shqip

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Athinë, ku një 20-vjeçare u vra pas një grabitje. Ngjarja tragjike ndodhi në Glyka Nera në orët e para të mëngjesit të 11 Majit.

Mediat greke kanë publikuar një video nga kamerat e sigurisë të një makine që lëviz në mënyrë të dyshimtë në zonë. Këto pamje konsiderohen shumë të rëndësishme për hetimin e vrasjes së Caroline Crouch.

Siç bëjnë me dije mediat, pre e një grabitje të tillë kishte rënë edhe instruktori i bashkëshortit të viktimës në Glyka Nera. Bëhet fjalë për një pilot dhe instruktorin e Babis Anagnostopolous, i cili ka preferuar që të qëndrojë anonim në dëshminë e tij.

I habitshëm është fakti që ai dhe bashkëshortja e tij ishin grabitur në të njëjtën mënyrë në vitin 2018 në shtëpinë e tyre në Alepochori. Çifti i të moshuarve u grabit nga 3 persona, të cilët kanë vepruar në të njëjtën mënyrë si tek grabitja e këtij viti.

Në përshkrimet e dy pilotëve ka të përbashkëta në mënyrën e grabitjes dhe personave që kanë marrë pjesë aty, sidomos drejtuesit të grupit. Madje sipas dëshmisë së tij mund të bëhet fjalë edhe për shqiptarë.

Instruktori i Babis ka thënë se kreu i grupit ishte një person tek 170 centimetra i gjatë, me qafë të shkurtër dhe fytyrë të rrumbullakët. Fliste greqishte të mirë, por gjithashtu ka përmendur edhe disa fjalë në gjuhën shqipe. Të tre grabitësit e të dy vjedhjeve janë rreth moshës 35-vjeçare.

Në të dyja shtëpitë ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë ADN-je apo gishtërinjsh. Instruktori nuk mohon mundësinë që shtëpitë e tyre të jenë vënë në shënjestër pasi të dy ishin punonjës në aeroport.

Por pika që i bashkon më së shumti dy historitë edhe dhuna që kanë përdorur. Instruktori i Babis tregon se në grabitjen e vitit 2018, hajdutët i bënë bashkëshortes së tij të njëjtën gjë si Caroline-s.

“Drejtuesi sulmoi gruan time njësoj si Caroline-n. I mbyllën hundën dhe gojën dhe bërtisnin ‘vriteni plakën’. Është mrekulli fakti që ajo jeton sot. Ai më tha mua ‘Puna jonë është të grabisim dhe të vrasim’”, ka treguar i moshuari i tronditur.

Ai dyshon se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën dhe se grabitjet mund të jenë kryer pas punës që ata kanë bërë në aeroport, ku hajdutët janë vënë në dijeni të parave që zotëronin.

“E kam njohur Babis prej vitesh, që kur mbaroi shkollën e mesme. Ai kishte një diplomë në drejtimin e helikopterëve ndërkohë që unë e trajnova për ta bërë pilot profesionist”, ka deklaruar instruktori.

Ai ka rrëfyer më tej, se grabitësit e shtëpisë së tij kishin qëndruar të fshehur dhe se kishin vëzhguar çdo lëvizje të tij dhe bashkëshortes.

“E dinin se kur i mbyllnim grilat. Erdhën nga krahu i djathtë i shtëpisë dhe lëvizën në vende të errëta në banesë. Pasi më morën 1100 Euro më kërkuan akoma më shumë para. U larguan pasi zbuluan bizhuteritë. Madje vranë qenin që të mos bënte zhurmë. Unë dhe ime shoqe kemi parë me qindra foto, njësoj si Babis, por nuk kemi njohur asnjë”, është shprehur ai për mediat greke.

Por më tronditëse është dëshmia e gruas e cila ka vuajtur dhunën e grabitësve. Njësoj si Caroline edhe ajo i kishte hequr maskën drejtuesit të grupit. Por kjo lëvizje shkaktoi zemërimin e tij, i cili ka bërtitur: “Vriteni plakën”.

“Fillova të bërtas dhe të kërkoj ndihmë. Më mbyllën gojën. Më hodhën në divan dhe më tërhoqën për 12 metra. Më goditën në trup dhe fytyrë. Në të njëjtën kohë drejtuesi i grupit bërtet dhe thotë “Vriteni atë”.

Kalova 22 ditë në reanimacion pasi ishte e dëmtuar rëndë. Do të vdisja nga gjakderdhja nëse bashkëshorti im nuk do të kishte shpëtuar dhe të thërriste për ndihmë”, ka treguar ajo.

Më tej, e moshuara ka shtuar se pas sulmit kanë jetuar në terror dhe mbanin gjithmonë pranë vetes një buton alarmi.

Related Posts

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr
Kryesore

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

01/01/2026
Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)
Kryesore

Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)

01/01/2026
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

01/01/2026
Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al