• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Britania e Madhe: Varianti indian i koronavirusit 40% më i transmetueshëm

06/06/2021
Një variant i ri i Covid-19 konfirmohet në Vietnam, shpërndahet shpejt

Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm sesa varianti që fillimisht u identifikua në Britani, tha të dielën ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Por, ministri Matt Hancock tha se njerëzit që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, do të duhej të ishin njëjtë të mbrojtur nga cilido variant i virusit. “Kjo shifër, prej rreth 40 për qind më i transmetueshëm, realisht është e dhëna e fundit që kam marrë”, tha ai për Sky News. Varianti Delta tashmë është varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur Zyra e Shëndetit Publik në Angli.
Në janar, për shkak të përhapjes së variantit britanik, që njihet edhe si varianti Alfa, Mbretëria e Bashkuar vendosi masa të izolimit mbarëkombëtar. Hancock tha se shifra prej 40 për qind vjen pas analizave që ka kryer grupi i shkencëtarëve, që këshillon Qeverinë britanike.
Përhapja e variantit indian të koronavirusit, ka rritur shqetësimet në Britani, shtet që ka paraparë që më 21 qershor të heqë masat kufizuese kundër pandemisë. Hancock e pranoi se qeveria ende nuk ka marrë një vendin përfundimtar për heqjen e kufizimeve, për shkak të variantit indian.
“Ne do t’i shikojmë të dhënat edhe për një javë dhe më pas do të marrim vendimin”, tha ai të dielën për BBC-në, duke shtuar se qeveria është e hapur ndaj mundësisë që të shtyjë afatin për heqjen e kufizimeve. Megjithatë ai tha se dy dozat e vaksinës ofrojnë mbrojtje ndaj variantit Delta.
Sipas të dhënave, Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka vaksinuar mbi 27 milionë persona me dy doza të vaksinës – ku mbi 50 për qind janë persona të rritur – dhe mbi 40 milionë persona me një dozë të vaksinës.

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al