• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta greke analizon ekzekutimin e shqiptarit në mes të Athinës

07/06/2021
Gazeta greke analizon ekzekutimin e shqiptarit në mes të Athinës

Të dielën e kaluar, 34-vjeçari Aris Papa, me origjinë nga Shqipëria, po pinte kafe në Kayak, Sepolia në momentin kur një burrë i maskuar e qëlloi pesë herë në kokë dhe gjoks. Por kjo nuk është hera e parë që persona të armatosur kanë tentuar të vrasin shqiptarin. 34 vjeçari i ka mbijetuar  6 plumbave nga viti 2009 deri më tani, shkruan Kathemerini.

Vrasja e shqiptarit, si ajo e boksierit grek 39-vjeçar Tassos Berdesis, njëzet e katër orë më vonë në Vari, janë hallkat e fundit në zinxhirin e vrasjeve që kanë tronditur opinionin publik grek. Këto janë vrasje me pagesë  dhe është e disi e pamundur të mendosh që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Pas atentatit të fundit ndaj Papës në shkurt të këtij viti,  Drejtoria  e përgjithshme e policisë nisi një hetim që çoi në arrestimin e shtatë kriminelëve grekë dhe shqiptarë. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Papës dhe sipas dokumenteve të siguruara nga “Kathemerini” e gjithë ngjarja përbën përbën anatominë e një vrasje me pagesë.
Në orën 20:00 me 26 shkurt, 34-vjeçari po ecte në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, kur disa persona qëlluan nga një taksi në drejtim të tij. Ai u qëllua në këmbë dhe në shpatullën e majtë. Të dy autorët fillimisht u larguan me një taksi dhe më pas shkuan në drejtime të ndryshme, por lanë dy pistoleta dhe sende të tjera në taksi.
Shoferi i taksisë, ai tha se njërin nga autorët e mori në rrugën  Ioulianou. Ai gjithashtu dëshmoi se i riu, duke pretenduar se po kërkonte qenin e tij, i kërkoi atij të shkonte në qendër. Rreth 15 minuta më vonë,  një person tjetër hipi në taksi.
Ata  shkuan nga Paleo Faliro në Kifissia, para se të ktheheshin përsëri në rrugën Acharnon. Gjatë një ndalese në një kioske, një person i tretë hipi në taksi, i cili u dha dy armë 2 personave që ndodheshin tashmë në taksi në sedijen e pasme, përktheu abcnews.al.
Ai më pas u largua.
Në dëshminë e tij, shoferi i taksisë tha “Ne u nisëm për në rrugën Pipinou, duke ecur deri në vendin ku u dëgjuan të shtënat.  Papritmas ata bërtitën” ndalo”dhe pas duke hapur dritaren prapa sedijes së shoferit, të dy filluan të qëllonin në të njëjtin drejtim.
Ata qëlluan më shumë se pesë plumba dhe menjëherë ma vunë armën në kokë duke më thënë nisu. Më detyruan të nisesha për në Rrugën Pipinou dhe më pas në Sheshin Attiki. Në semaforin e parë në rrugën Liosion, më thanë të nisesha për në aeroport.
Në atë moment kuptova se një makinë patrullimi po më ndiqte duke më bërë shenjë që të ndaloja.
Pjesa tjetër e ngjarjes u përshkrua nga vetë Aris Papa.  Ai tha se një mik i tij nga shkolla me pseudonimin Orlando i kërkoi të takohej në orën 8 në kishën e Shën Panteleimonit. Së bashku me Orlandon, me ta ishte edhe një person tjetër i quajtur Ani dhe se të gjithë shkuan në rrugën Lysandrou për të konsumuar hashash.
“Në më pak se tre minuta, një taksi kaloi para meje dhe  filluan të qëllonin menjëherë.” Dy “miqtë e mi” më lanë  dhe u larguan në drejtim të kundërt. Ata nuk qëndruan dhe as nuk u kthyen për të parë nëse unë isha mirë, gjë që më bëri të mendoj se ata mund të jenë të përfshirë në atentatin kundër meje, ” tha ai në polici.
Gjithashtu 34-vjeçari Aris kishte veshur një jelek antiplumb dhe ishte i armatosur me një pistoletë Baikal të prodhuar në Turqi. Për shkak të atentateve të mëparshme kundër tij, ai e dinte më mirë se kushdo se jeta e tij ishte në rrezik, raporton abcnews.al
Arrestimet
Më në fund hetimi mori fund me 13 mars dhe policia arrestoi 5 të dyshuar për atentatin ndaj shqiptarit. Tre nga të arrestuarit akuzohen se janë përfshirë në komplotin për të vrarë Papën. Pjesa tjetër thuhet se janë përfshirë në  trafik droge në qendër të Athinës.
Në një nga dëshmitë më të reja rreth atentatit të Papës thuhet se autori i vrasjes u arratis me taksi. Papa ishte akuzuar më parë për vrasje dhe trafik droge dhe një nga skenarët e mundshëm dhe që po shqyrtohet është se ai u vra nga rivalët  sepse ai donte të formonte grupin e tij në tregtinë e kanabisit dhe kokainës.
Burime të tjera nxjerrin në pah se ngjarja ndodhi për shkak të hetimit për vrasjen e Rentit në 2012 dhe lidhja që Papa dyshohet se kishte me policinë greke në atë kohë.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Met Gala 2026: Roli dominues i Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Met Gala 2026: Roli dominues i Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

03/05/2026
Barça afrohet me titullin, fiton ndaj Osasunas

Barça afrohet me titullin, fiton ndaj Osasunas

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al