• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përkujtohet Bashkim Fino në Kongres, e bija i bashkohet PS-së: Kemi pasur vetëm një konflikt, fitoi ai

12/06/2021
Përkujtohet Bashkim Fino në Kongres, e bija i bashkohet PS-së: Kemi pasur vetëm një konflikt, fitoi ai

Megi Fino, vajza e ish-kryeministrit Bashkim Fino ka mbajtur një fjalim, i cili i ka emocionuar të gjithë të pranishmit në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së.

Megi Fino zbulon se ka pasur vetëm një konflikt me të atin, pasi Fino kërkonte ta përfshinte në PS. Vajza e ish-kryeministrit thotë se i ati ia doli, pasi me ikjen e tij të parakohshme nga sëmundja e COVID-19, e solli atë në familjen e Partisë Socialiste për të mos u larguar më kurrë.

‘’Të dashur shokë e shoqe,të babait tim të shtrenjtë. Siç e ekni njohur, jetonte në familjen e dytë socialiste, nga e cila nuk u nda, dhe nuk na ndau asnjëherë, prej halleve dhe sfidave asnjë ditë të vetme. Ishte vetëm 30 vjeç kur në 1992 mori mandatin e parë të vendlindjes në Gjirokastër.

Një ndër ato plot gjëra që nuk ju harroj, edhe pse e ndjente peshën e madhe të përgjegjësive, ne u rritëm për të qenë shembullor në mësime dhe të sjellshëm me shoqërinë. Mbiemri jonë u bë shpejt i famshëm, kur e thirrën në marsin e 1997. Isha vetëm 4 vjeç, sa më shumë rritem, edhe kuptoj sfidat e shoqërisë së re demokratike.

Kush rritet me një prind politika, është vetëm fëmija e i një babai e nëne që bën politikë. Sa e vështirë është ti gëlltisësh fjalët e këqija për të, apo sa ta rruash veten nëse abuzon me mbiemrin tënd, për të fituar gjëra që fitohen vetëm me mund.

Babai u kujdes gjithmonë që mos e harronim vlerën e punës, modestisë. U përpoqa gjithnjë tia kthej kujdesjen, përkushtimin, me nota të mira.

Sot është dita tiu rrëfej një sekret. Ai e donte kaq shumë këtë familje, sa donte të bëhesha pjesë e PS. Na dukej e paimagjinueshme që të shtonim në çatinë tonë numrin e të angazhuarve në parti. Pas diplomimit në drejtësi, unë u ktheva në Shqipëri, por nuk u dorëzova që të angazhohesha në aprtinë që e kemi pasur në familje.

Hyra në sektorin privat, dhe më pas në një kompani telekomunikacioni. U rrita profesionalisht për tu angazhuar në organizata ndërkombëtare. E munda babain në konfliktin, por si gjirokastrit fitoi ai me këmbëngulje, që me ikjen e tij më solli këtu mes jush për të mos ikur më.

Baba uroj të jesh duke më parë sot nga atje lart. Shpresoj të jesh krenar me mua. Do jem çmos për të qenë në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në familjen e PS.

Miq të shtrenjtë të babait tim, mbase nuk do arrij të mbush boshllëkun, por ju garantoj se do jem modestisht me ju, për ju, e për Shqipërinë që duhet ta bëjmë të denjë. Siç thoshte, po nuk e bëri PS, kush do e bëjë. Përgjigjia mbetet e njëjtë, asnjë tjetër. Do të përpiqem me gjithë zemër t’ju a fitoj zemrën. Anëtarja më e re e PS, Megi Fino.’’- tha vajza e Bashkim Finos.

Related Posts

Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës
Kryesore

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…

07/08/2026
Kryesore

U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

07/08/2026
Situatë e pazakontë në Kakavijë, gra e fëmijë presin në diell për ta kaluar kufirin, radhë kilometrike (VIDEO)
Kryesore

Radhë e gjatë në Kakavijë, pala greke punon me ritëm të ulët

07/08/2026
Aksident në rrugën drejt Malit të Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur
Kryesore

Aksident në rrugën drejt Malit të Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur

07/08/2026
Gruaja dhe djali vdiqën në aksidentin tragjik, flet shqiptari në Greqi: Humba gjithçka!
Kryesore

Gruaja dhe djali vdiqën në aksidentin tragjik, flet shqiptari në Greqi: Humba gjithçka!

07/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…

Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…

07/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al