• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tensione të larta dhe synime modeste për takimin Biden-Putin

16/06/2021
Tensione të larta dhe synime modeste për takimin Biden-Putin

Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta. Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.

“Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të dikutojnë për orë të tëra.
Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzjerë në zgjedhjet amerikane. Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë një numër “ndarje detyrash” që në zhargonin qeveritar në Uashington nënkupton emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët “për tema ku mund të punohet bashkarisht për të avancuar interesat kombëtare dhe për ta bërë botën më të sigurtë”. Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë fërkimet në fusha të tjera.
Vladimir Frolov, ish-diplomat rus, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Presidenti Putin dëshiron marrëdhënie me respekt dhe kërkon të trajtohet si anëtarët e ish-Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1980, që “një trajtim që në mënyrë simbolike ta vlerësojë Rusinë si një fuqi e barabartë strategjike me Shtetet e Bashkuaraa”.
“Në këmbim, Moska mund të tregohet e gatshme të reduktojë disa nga marrëzitë që ka bërë,” tha zoti Frolov, duke shtuar se me këtë term nënkupton se “s’do ketë më helmime, dhunë fizike, arrestime e rrëmbime të shtetasve amerikanë e rusë. S’do të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”.
Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë thotë se për takimin janë paracaktuar synime modeste: “Suksesi i parë nga ky takim në Gjenevë do të jetë fakti që palët nuk u zunë me grushte, pra nuk do të ketë nevojë për një konflikt ushtarak,” thotë ai. Një shenjë simbolike e tensionit mes dy udhëheqësve është fakti që nuk është planifikuar drekë e përbashkët Biden-Putin dhe secili prej tyre do të zhvillojë një konferencë të veçantë për shtyp.
“(Biden dhe Putin) nuk do ndajnë bukë bashkë,” tha zyrtari i lartë amerikan./VOA

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al