• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një impresion në vetën e parë: Kur Ilva Tare të bënte për të qarë

16/06/2021
Një impresion në vetën e parë: Kur Ilva Tare të bënte për të qarë

Nga Ermir Hoxha

Kur u shfaq si një ikonë televizive e lajmdhënies 20 e kusur vite më parë, Ilva Tare, siç çdo individ me impakt publik në fenomenaologji individuale, ndau opinionin në dy pjesë: njëra cinike që thoshte se kërkon t’i ngjajë Lili Gruberit, tjetra realiste që thoshte se ajo vërtet ngjan me Lili Gruberin pa tentuar të jetë e tillë. Një ngjashmëri simpatike, e cila, siç u provua ndër vite, vërtetoi se Tare ishte vetëvetja gjithsesi, origjinale, dhe se ngashmëria me Gruberin ishte si shumë ngjashmëri të tjera të kësaj bote, një përkim. Le të qe dhe inspirim.

Por është dhe ajo Ilva tjetër, jo e ekranit, e redaksisë, e atij shpengimi njerëzor, që ka shije tjëterçkaje nga ajo që gjindja sheh në ekran. Sigurisht, jo çdokush mund të ketë fatin apo mundësinë të njohë një personazh publik në pjesën pas ekranit.

Jam i detyruar të kalojë në vetën e parë për të shpejguar këtë pjesë, pasi jam ndër ata që e njoha në paskuintën televizive. Për pak kohë, në një prej televizioneve të njohura, qesh krah saj në redaksinë e lajmeve, që pas kaq vitesh në gazetari, kur shoh pas për të kujtuar episode apo personazhe, mbresat e një pune me Ilva Taren janë të pashlyeshme.

Sepse, edhe nëse kjo thuhet rëndom, që çdo drejtues është dhe një shkollë, jo të gjithë janë të tillë. Ilva qe vërtet një shkollë.

Dhe këtë argument përdora për ngushëllim por dhe bindje që mos dorëzohej, kur B. N. deri dhe qante nga ankthi që i shkaktonte Ilva me kërkesëllogarinë e saj të fortë, gati të pamëshirshme, në lidhje me punën.

Në më të shumtën e rasteve nuk kishte shumë diskutime; ajo që urdhëronte Ilva do bëhej se s’bën. Pikë. Por B. N, e ardhur nga një terren limontik gazetarie, nga media shtetërore, e kishte të vështirë ta galltiste atë që ajo, e hirshmja e ekranit në lajmdhënie, të ishte aq lubi në urdhërdhënie.

Ia përktheva këtë “befasi të pakëndshme” B. N. si një investim, ndonëse nën stres, për t’u bërë një ditë vërtet gazetare, madje me emër, pse jo, aq sa Ilva. Dhe kështu ndodhi vërtet. I pata ofruar si krahasim atë që ndodhte me një tjetër shkollë gazetarie, të ndjerin Fatos Baxhaku, i cili ia griste tekstet e kronikave së resë K. K pa mëshirë por me shumë dashuri e besim, deri sa ta bënte të duhurin pas disa tentativash. Edhe asaj i vinte të qante, madje të ulërinte, por e kuptoi se nuk po ndëshkohej por po investohej.

Vite më vonë, ajo të cilën Baxhaku e torturonte paq duke ia thërrmuar A4-ën ku kishte menduar se kish shkruar tekstin e duhur të kronikës përkatëse, duke ia hedhur para syve në kosh, do ishte krahu i djathtë i tij në punë apo projekte mediatike, deri dhe bashkëautore në libra.

Ndaj, ndjej si detyrim, si një borxh moral, që në ikjen e Ilva Tares drejt SHBA, siç ajo e kumtoi një natë më parë nga ekrani i saj në Euronews Albania, të them atë që duhet thënë për të, për atë pjesën që pakkush e sheh, se prej saj janë të shumtë ata që nga Ilva u bënë dikush në jetë, në profesionin e gazetarisë.

Sepse ajo, a e kishte dimension njerëzor, a e kishte dell profesional, apo të dyja bashkë, u shndërrua në një ndihmëtare e inspiruese për çdo të ri apo të re që u fut dhe donte të ecte në këtë rrugë.

Ajo ikën njëherësh me artin profesional të të mos kuptuarit kurrë se ç’kahje politike kishte, pasi pavarësisht se në ç’linja editoriale gjendej në ekranet ku drejtonte, kishte aftësinë të mbeten ajo, Ilva.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Rama: Jemi në momentin më të mirë. Shqipëria ka një rrugë të qartë drejt BE

07/08/2026
Aksident i trefishtë në Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë
Kryesore

Aksident i trefishtë në Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë

07/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën, shihni si ndodh aksidenti tragjik në Greqi (VIDEO)
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën, shihni si ndodh aksidenti tragjik në Greqi (VIDEO)

07/08/2026
Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria
Kryesore

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

07/08/2026
Këshilli i Sarandës miraton vendimin për parkim publik në territorin e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’, PD: Skandal!
Kryesore

Këshilli i Sarandës miraton vendimin për parkim publik në territorin e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’, PD: Skandal!

07/08/2026
Ndryshojnë rregullat/ Shoferët e rinj nuk mund të ngasin të gjitha makinat
Kryesore

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor/ Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

07/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pritje e denjë për “faraon”, Trabzonspor prezanton Salah, Muçi i bën dhuratë numrin 10-të (VIDEO)

Pritje e denjë për “faraon”, Trabzonspor prezanton Salah, Muçi i bën dhuratë numrin 10-të (VIDEO)

07/08/2026
Pritje e denjë për “faraon”, Trabzonspor prezanton Salah, Muçi i bën dhuratë numrin 10-të (VIDEO)

Pritje e denjë për “faraon”, Trabzonspor prezanton Salah, Muçi i bën dhuratë numrin 10-të (VIDEO)

07/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al