• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHBA dhe Be do të bashkëpunojnë më shumë në Ballkanin Perëndimor

16/06/2021
SHBA dhe Be do të bashkëpunojnë më shumë në Ballkanin Perëndimor

Pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, në Bruksel dhe pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s dhe në një samit me BE-në, diplomatët evropianë janë të bindur se do të rritet bashkëpunimi dhe koordinimi edhe në veprimet në Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel për veprim të përbashkët në rajon është biseduar në disa nivele gjatë qëndrimit të delegacionit të presidentit amerikan në Bruksel në fillim kësaj jave.
Edhe në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga samiti BE-SHBA përmendet ky bashkëpunim.
“Ne kemi qëllimin që të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes tyre, dhe duke mbështetur reformat kyçe për integrime në BE”, thuhet në një pikë të kësaj deklarate të përbashkët.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e quajti të rëndësishme edhe faktin se takimi i parë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç u zhvillua të njëjtën ditë kur u mbajt edhe takimi i liderëve të institucioneve të BE-së me presidentin amerikan, Joe Biden.
Diplomatët evropianë thonë se prej ardhjes së Bidenit në krye të Shtëpisë së Bardhë është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi me administratën e Shteteve të Bashkuara në shumë fusha, përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor ku, siç thonë këta diplomat “BE-ja dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta dhe angazhohen për vlerat e njëjta”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke njohur rolin e BE-së si lehtësues kryesor i këtij dialogu, por duke ofruar edhe ndihmën aktive amerikane në kërkim të marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve.
Shtetet e Bashkuara janë shprehur se zgjidhja do të duhej të jetë njohja e ndërsjelltë.
Të njëjtën e kanë thënë edhe disa liderë të shteteve kryesore të BE-së por vet Bashkimi Evropian është përmbajtur nga përmendja eksplicite e njohjes pasi 5 shtete anëtare ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takuan të martën (15 qershor) në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.
Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik./REL

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë

“Me 95%…”, Asani zbardh të ardhmen, gati për kalimin në top-kampionatin europian

02/05/2026
Sezoni i Dinamos në një javë, axhenda ku vendoset Kupa e kampionati

Dështimi i madh i Partizanit, si “demave” nuk u bën punë as fitorja ndaj Dinamos në javën e fundit

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al