• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush janë dy njerëzit që ‘fundosën’ Zamira Ramin

17/06/2021
Kush janë dy njerëzit që ‘fundosën’ Zamira Ramin

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “shpërdorim detyre”. Por togat e zeza bënë lëshim, duke mos e çuar prapa hekurave ish qytetaren e parë të Gjirokastrës. Dënimi i saj do të konvertohet me punë të detyruar në interes të publikut. Por si nisën hetimet nga organi akuzës për ish-kryetaren e bashkisë. Zamira Rami u mor nën hetim nga SPAK në janar të vitit 2020, pasi dosja e saj mbërriti në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, që e transferuar për mungesë kompetencash.

Sipas dosjes hetimore, kryetarja e Bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 (pesëmilion e gjashtëqindmijë e pesëqind e njëzetë) lekë.

Pikërisht ky kallëzim i bërë nga këta dy shtetas “mori në qafë” ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës. Ndërkohë në janar dhjetor të vitit 2020, SPAK i mbylli hetimet dhe e çoi dosjen në Gjykatën e Posaçme. Zamira Rami e ka drejtuar Bashkinë Gjirokastër, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitet 2015-2019. Më herët ajo ka mbajtur postin e Prefektit të Gjirokastrës. Pas mbarimit të mandatit të kryebashkiakes në vitin 2019, Zamira Rami u tërhoq totalisht nga jeta publike. Edhe për fushatën e zgjedhjeve të fundit ajo nuk kishte një rol aktiv, por u pa vetëm gjatë një takimi që pati në Gjirokastër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Dënimi që ajo mori sot sigurisht që e privon nga angazhime të tjera publike për një kohë të gjatë në kuadër të ligjit të dekriminalizmit, por natyrisht që është edhe një goditje në aspektin politik e akademik. ©argjiroja.net 

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern

12/08/2026
“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

12/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al