32-vjeçari grek, Babis Anagnostopoulos ka folur nëpërmjet avokatit të tij duke dhënë një tjetër deklaratë për krimin në Glyka Nera. Ai thtoë se jeta e tij tashmë është shkatërruar, por gjithçka, përfshi krimin e bëri duke pasur vajzën e tij në mendje, Lydian 11-muajshe. Babis t hotë se shqetësimi i vetëm i tij është që Lydia të jetë mirë me familjen e tij dhe të gruas. “Shqetësimi im është për fëmijën tonë, Lidia. Jini mirë me familjet tona. Unë jam i shkatërruar dhe gjithçka që kam bërë, kam bërë me fëmijën tim në mendje” ,- theksoi ai. Ndërkohë avokati thotë se klienti i tij është zotuar për të zbardhur gjithë ngjarjen ashtu siç është, pa fshehur asgjë.









