• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Mihali’ i Himarës është një grua/ Çifti i pushuesve rrëfen çfarë i ndodhi kur kërkuan të largoheshin sepse nuk iu pëlqyen kushtet : Fëmija qante dhe pati të vjella nga frika!

22/06/2021
‘Mihali’ i Himarës është një grua/ Çifti i pushuesve rrëfen çfarë i ndodhi kur kërkuan të largoheshin sepse nuk iu pëlqyen kushtet : Fëmija qante dhe pati të vjella nga frika!

Një sherr me pushuesve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadheve ka “ndezur” sezonin. Në një prononcim për Panorama.al, çifti i pushesve ka dhënë versionin e tyre lidhur me ngjarjen e ndodhur duke bërë me dije se kishin pronotuar për ditën e premte dhe të shtunë, ndërsa rrëfejnë se kishin mbërritur në hotel të enjten rreth orë 18:00.

“Si fillim nuk na ofroi internet, duke na thënë nuk ju ndihmoj dot. Ditën e dytë patëm një incident me higjienën. Dolën në orën 09:00 dhe i morëm në telefon, pasi recepsioni nuk funksiononte. Erdhi një zonjë e cila na tha që nuk mund të largoheshim dhe duhet të rrinim edhe ditën e shtunë,”– tregojnë ata.

Sipas tyre, më pas ata debatuan me pronarët, ndërsa e zonja i kërcënoi se duhet që të paguanin për disa çarçafë të djegur, të cilat çifti pretendon se nuk i kanë dëmtuar.

Çifti: Si mund të silleni kështu, aq më tepër nga dikush që pret nga ju shërbim dhe ju prisni që më pas t’ju vijë përsëri në hotel? Nuk dua t’ju them arsyet se WiFi dhe higjiena nuk funksiononte, pasi gjetëm gjëra të fëlliqura në tokë, por do largohemi.

Mirëpo, gjatë kohës që janë larguar, një makinë ka tentuar t’i godasë në rrugë, por fatmirësisht kanë manovruar, duke iu shmangur pasojave. Makina ka vazhduar t’i ndjekë, duke i rënë borisë. Ndërsa më pas bënë me dije se Policia ishte treguar korrekte për sqarimin e ngjarjes.

“Thashë do ketë ndonjë hall, ta lemë të kalojë. Pasi parakaloi, duke bërë manovra të rrezikshme ndalova për arsye sigurie, ndalon dhe zonja dhe thërret tre persona të tjerë. Zonja vazhdoi të na kërkonte gjatë kohës që në shkuam në komisariatin e Himarës, ku nuk gjetëm mbështetje. Ndërkaq, gjatë kohës që po dilnim nga Himara, në plazhin e Potamit, zonja po vinte përballë nesh. Frenon djathtas rrugës, pret timonin të rifutet në rrugë dhe në çast e godet një makinë që kujtoi se zonja do parkonte anash rrugës. Vazhduam me shpejtësi rrugën për Sarandë, ku u paraqitëm në komisariatin e Sarandës”, tregojnë ata.

“Dolën në orën 09:00 dhe i morëm në telefon, pasi recepsioni nuk funksiononte. Erdhi një zonjë e cila na tha që nuk mund të largoheshim dhe duhet të rrinim edhe ditën e shtunë”, tregojnë ata.

Sipas tyre, më pas ata debatuan me pronarët, ndërsa e zonja i kërcënoi.

“Nëse nuk paguani ditën e shtunë, do paguani se keni djegur një çarçaf”, tregojnë ata se i kishin thënë pronarët.

Ata tregojnë më tej, duke iu pyetur: Zonjë, a jeni normal?

-Si mund të silleni kështu, aq më tepër nga dikush që pret nga ju shërbim dhe ju prisni që më pas t’ju vijë përsëri në hotel?

-Nuk dua t’ju them arsyet se WiFi dhe higjiena nuk funksiononte, pasi gjetëm gjëra të fëlliqura në tokë, por do largohemi.

“Na kërcënonte me diçka që mund të nxirrte nga çanta e brezit dhe tenton të na rrëmbejë telefonin”.

Mirëpo, gjatë kohës që janë larguar, një makinë ka tentuar t’i godasë në rrugë, por fatmirësisht kanë manovruar, duke iu shmangur pasojave.

Makina ka vazhduar t’i ndjekë, duke i rënë borisë.

Më tej, ata zbulojnë se pasi lajmëruan policinë e Sarandës, të cilët ishin treguar shumë korrekt në lidhje me ngjarjen, dhe ishin shprehur të gatshëm për të ndihmuar edhe vajzën e tyre të vogël, e cila nga frika dhe të vjellat gjatë rrugës nuk ishte në gjendje të mirë.

“Sapo lajmëruam policinë e Sarandës, u treguan shumë të mirë për situatën që kaluam dhe u munduan të ndihmonin edhe fëmijën, e cila nga frika dhe të vjellat rrugës ishte në gjendje jo të mirë”, thanë ata.

 

DIALOGU MES PRONARES SE HOTELIT DHE CIFTIT

Pushuesit: Kemi rezervuar për dy net apo jo?

Pronarja: Tani do më japësh lekët

Pushuesit: Të kam bërë unë dëm?

Pronarja: Policia këtu lart urgjent

Pushuesit: Kë ndjek ti një herë nga mbrpa e i bllokon rrugën. Hajde këtu ajde se do ta tregoj unë, pa merak

Pronarja: Alo policia unë jam këtu në mes të rrugës më kanë ikur njerëzit më kanë bërë dëm të madh jam në mes të rrugës i kam prerë rrugën se ndryshe më ikën pa paguar. Më kanë djegur çarçafët

Pushuesit: Qyqa e tmerrshme

Pronarja: Të lutem urgjent policia

Pushuesit: S’më ke dhënë faturën moj më jep faturën

Pronarja: Faturat të qendrosh t’i marrësh atje zonjë.

Pushuesit: S’kishe recepsion zonjë, më dole në rrugë.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al