Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja misterioze e një biznesmeni 53-vjeçar në Glyka Neras në Greqi. Sipas informacioneve paraprake thuhet se 53-vjeçari ka lënë një letër ku e bën trashëgimtar të pasurisë që ka vëllanë e tij. 53-vjeçarit Stavros Dogiakis, pronari i tavernës “Kritikos” në Kantza, është zhdukur prej ditës së dielë, 20 qershor në mbrëmje. Së fundmi një alarm për zhdukjen e tij është dhënë, ndërsa familjarët dhe autoritetet greke janë vënë në kërkim të tij, shkruan protothema.









