• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: BE mund të caktojë kushte për ne e data, por Zoti na ka caktuar në zemër të Europës

24/06/2021
Rama: BE mund të caktojë kushte për ne e data, por Zoti na ka caktuar në zemër të Europës

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Zoran Zaev nuk ka i kursyer kritikat për BE-në, e cila vendosi që mos të hapë edhe këtë herë negociatat për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel, të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik.

Besoj se kjo është një mundësi për të thënë se çfarëdo ndodh apo nuk ndodh në Bruksel, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë me të gjitha forcat për të rritur ekonominë, mirëqenien dhe krenarinë e popujve tanë.

BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate, për këto detyra, data, por BE nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Evropës dhe as kulturën tonë dhe identitetin tonë europian dhe as të ardhmen e vendit tonë si europian, në familjen europiane dhe me standarde politike ekonomike europiane.

Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar këtë me epokën e Rilindjes Kombëtare, për shqiptarët dielli lind atje ku perëndon.

Zoti na ka caktuar që te kemi tokën tonë, në zemër të Europës. Kemi një dallim me Zoranin, sepse për mua nuk ka ndodhur asgjë tjetra përveç se BE ka dështuar që të mbajë premtimin dhe të jetë në qëndrimin e duhur.

Jeta vazhdon dhe progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh, bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të gatshme që të shtyjnë përpara pa rezerva, pasi ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e BE.

Nëse ne nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionit të BE në raport me ne, ne duhet të ndryshojmë vijimësinë mënyrën e raportit tonë mes nesh.

Shkrija e kufijve mes nesh për ta kthyer rajonin tonë në hapësirë të 4 lirive të BE, lirisë së lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe kapitaleve, do vazhdojë pa u ndaluar.”, tha Rama.

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ja dolëm”, Ronaldo dhe Georgina i japin fund beqarisë, martohen në një ceremoni totalisht private – Balkanweb.com – News24

“Ja dolëm”, Ronaldo dhe Georgina i japin fund beqarisë, martohen në një ceremoni totalisht private – Balkanweb.com – News24

12/08/2026
Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al