Ishulli i Mykonos është alarmuar nga rasti i një turisti arab i cili kërkon të bëjë sulme seksuale duke përdorur një formë mashtrimi siç është hedhja e pilulave në pije. Në fakt, arabi sipas dëshmive përdor pilula Roofie të cilat e bëjnë ‘viktimën’ të pafuqishme për të reaguar. Ai është pikasur në një lokal dhe është nxjerre me forcë jashtë, por ky nuk është rast i parë. Turisti nuk është kapur ende ndërkohë që rasti është referuar në Polici.