Radhë të gjata makinash e qindra qytetarë në pritje në Kakavijë. Radhët e automjeteve janë krijuar për shkak të kontrolleve të rrepta të palës greke, por edhe për shkak të sporteleve të pakta që janë në punë për të përpunuar dokumentacionin e qytetarëve. E njëjta situatë ishte edhe një ditë më parë. Pas lehtësimit të masave kufizuese për shkak të Covid, shumë qytetarë shqiptarë po udhëtojnë drejt vendit fqinj për të takuar të afërmit, si dhe për pushime.©argjiroja.net