Merr flakë një makinë në një garazh në një pallat në lagjen ‘1 Maji’ në qytetin e Fierit. Dy automjete zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Pallati është i banuar dhe makina po vazhdon të digjet, duke bërë që banorët të përfshihen nga paniku. Ende nuk dihen motivet e zjarrit. I gjithë parkimi është përfshirë nga tymi ndërsa zjarrfikësit po mundohen të shuajnë flakët. Po evakuohen banore të kateve të para të pallatit. Si pasojë e zjarrit, kanë marrë flake edhe disa goma që ndodheshin brenda parkimit.









