Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një parcelë në fshatin Volloder të Sarandës, ku janë shkrumbuar ullinj dhe vreshtari. Zjarri vijon të jetë ende aktiv, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në e vendin e ngjarjes me dy mjete. Dyshohet se janë djegur qindra rrënjë ullinj dhe vreshtari, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve. Prej disa ditësh vendi ynë po përballet me temperatura të larta, ndërsa janë regjistruar disa vatra zjarri në disa zona.