• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Mat’ me këshilltaren e tij, dalin të tjera pamje të ministrit (VIDEO)

26/06/2021
‘Mat’ me këshilltaren e tij, dalin të tjera pamje të ministrit (VIDEO)

Pas videos që bëri bujë në media ditën e djeshme, ku shihet zyrtari më i lartë i shëndetësisë, Matt Hancock, i cili ‘’u kap mat’ duke u puthur në ambientet e ministrisë me këshilltaren e tij, Gina Coladangelo, ditën e sotme janë publikuar të tjera foto të ‘çiftit’. Tabloidi ‘The Sun’, që siguroi dje foto e video të Matt Hancock duke u puthur në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë me Gina Coladangelo, ditën e sotme ka publikuar të tjera foto, ku dyshja shihen tepër të afërt teksa darkojnë së bashku.

Të dy shihen të buzëqeshur dhe të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa fotot e darkës intime janë shkrepur dy javë pas puthjeve të tyre ‘të zjarrta’ në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata darkuan në një restorant të Londrës, teksa burime për ‘The Sun’ thanë se çifti po flirtonin me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës dhe konsumuan disa gota verë, njëra pas tjetrës.
Në fotografinë e shkrepur pas orës 22:00 shihet këshilltarja teksa prekte flokët e saj dhe vështron në mënyrë pasionante në sytë e babait të tre fëmijëve.
Një burim zbuloi se ata e frekuentonin shpesh atë vend, teksa shtoi: “Pandemia s’ka mbaruar ende ndërsa ata shkojnë në atë vend së bashku dhe preknin njëri-tjetrin me duar. Përfundimi është se ata nuk janë aspak të kujdesshëm. Janë kaq të pacipë”.
Ditën e djeshme, vetë Hancock në një koment të shkurtër pas publikimit të këtij skandali rozë thotë se “e pranoj që kam thyer rregullat e distancimit social në atë rrethanë”, për këtë kërkoj ndjesë.
Zonja Coladangelo është nënë e tre fëmijëve dhe njëkohësisht punon si drejtore e komunikimit në kompaninë Oliver Bonas themeluar prej bashkëshortit Oliver Tress.
Njëkohësisht ajo është edhe aksionere kryesore në kompaninë e lobimit Luther Pendragon, ku u ofrohet klientëve lobim dhe këshillim si të kuptojnë mekanizmat qeverisës.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al