• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ka baba çun, ka baba… kriminel!

26/06/2021
Ka baba çun, ka baba… kriminel!

Nga Shpëtim Luku

Një nga biznesmenët më të suksesshëm të Shqipërisë, nga ato që ka çdo gjë, karrierën e dikurshme profesionale, të tashmen e ndritur dhe trashëgiminë nga një familje intelektuale tiranase më tregonte një ditë për një “konflikt” me vajzën e tij studente në Boconi.

“Desha ti blej një makinë modeste, me çmim rreth 20 mijë euro që ta kishte, ndërsa bënte studimet. Për të vajtur në shkollë, për tu kthyer në shtëpi, për të shkuar diku për ndonjë fundjavë.

Mirëpo sa ia thashë gocës këtë ide refuzoi në mënyrë kategorike”- tha biznesmeni. Dhe dy kishin qenë arsyet, sipas vajzës së tij, që e bënin dhuratën e padëshiruar. E para, ishte transporti publik italian shumë i zhvilluar, që plotësonte shërbimin e transportit në çdo cep të Milanos apo Italisë.

Dhe e dyta, e më e rëndësishmja, ishte mentaliteti i shokëve e shoqeve të studentes shqiptare, me të cilin do ti duhej të ballafaqohej, “mirë makinën ta bleu babi, po ti vetë, çfarë do blesh me forcat e tua”?!

Niveli i transportit publik në Shqipëri është ky që e dimë e përjetojmë të gjithë, megjithë përmirësimet, ndaj nuk ka pse të zgjatemi shumë në këtë aspekt.

Dallimi mes kulturave, mentaliteteve, mënyrës së edukimit, kjo po, meriton një ndalesë. Për çfarë punon një njeri i zakonshëm me një karrierë normale? Cili është produkti final, bilanci përfundimtar i jetës produktive të tij?

Me përjashtim të atyre që janë të suksesshëm në biznes, të tjerët që e kalojnë jetë e tyre si rrogëtarë të zakonshëm, nëse arrijnë të kenë një makinë të mirë dhe një shtëpi të tyren, me të drejtë mund të quhen të suksesshëm. Edhe llogaritjet e konfirmojnë këtë.

Nëse merr një makinë të re me kredi kohëzgjatja e shlyerjes së saj është 5 vite. Nëse merr një shtëpi të re me kredi, kohëzgjatja e shlyerjes së saj është 25-30 vite. Afërsisht aq sa është edhe periudha efektive në punë. Mirëpo çndodh me shumë prindër shqiptarë biznesmenë e zyrtarë të korruptuar?!

Të paaftë për të edukuar fëmijët sikurse duhet, me ndjenjën e përulësisë, modestisë, korrektesës, mirësjelljes shoqërore bëjnë të kundërtën e saj. Kthejnë kokën pas bëjnë retrospektiva të vuajtjeve e defiçiteve të tyre materiale dhe si kompensim “ngopin” fëmijët me to.

Pra i edukojnë keq, duke i bombarduar me të mira materiale. Iu blejnë makina të shtrenjta, aparate celularë të fundit, apartamente të mëdhenj e komodë, aksesorë të ndryshëm që dëshmojnë jetë luksoze etj etj. I çojnë me pushime në çdo vend të botës, iu japin karta krediti pa limit.

Duke vepruar në këtë mënyrë, fëmijët e tyre janë të dhënë pas jetës vanitoze e të demotivuar me të drejtë. Sepse refuzimi, duke i thënë babait ” faleminderit , por nuk mund ta pranoj dhuratën tënde” është një shprehje që dëgjohet rrallë, shumë rrallë, dhe kjo varet pra nga edukimi familjar, nga trashëgimia familjare.

Kurse po të thuash “ka baba çun” dhe turresh ti plotësosh çdo dëshirë është e sigurtë që një ditë do të të duhet të thuash “ka baba… kriminel”.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”

Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”

23/05/2026
Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…

22/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al