• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeverisje ndryshe në mandatin e tretë, Rama mesazh të qartë deputetëve: Asnjë ndikim në emërimet e drejtuesve të administatës

28/06/2021
Qeverisje ndryshe në mandatin e tretë, Rama mesazh të qartë deputetëve: Asnjë ndikim në emërimet e drejtuesve të administatës

Kryeministri Rama u ka dhënë një ultimatum deputetëve se nuk do të kenë asnjë ndikim në emërimet e reja të drejtuesve të administratës gjatë mandatit të tretë.

Duke shfrytëzuar mbledhjen e asamblesë së PS-së së Bashkisë Vlorë, Rama ka dhënë një mesazh për të gjithë grupin e tij parlamentar kur ka folur për drejtues rajonalë dhe lokalë, të cilët kanë qenë arrogantë gjatë punës së tyre të mbështetur dhe nga deputetë të caktuar.

Kreu i qeverisë ka qenë kritik ndaj deputetëve, por dhe strukturave të Partisë Socialiste që bëjnë vazhdimisht presione për emërimet në postet drejtuese të administratës publike.

Burime nga qeveria kanë pohuar se do të ketë lëvizje të mëdha të drejtuesve të rëndësishëm të institucioneve shtetërore në nivel qendror, rajonal dhe vendor në fillim të mandatit të tretë. Rama është shprehur se vota e 25 prillit është më e madhe në numër se anëtarësia e partisë dhe se ajo duhet të gjejë pasqyrim dhe në administratës e re që kërkon mandati i tretë qeverisës.

Sipas tij, drejtues të administratës do të jenë edhe të rinj apo të reja, të spikatura në fushatë e tyre, brenda ose jashtë vendit por që nuk janë anëtarë të Partisë Socialiste, edhe për të sjellë një mentalitet të ri në funksionimin e administratës publike.

Kreu i qeverisë ka folur për meritokracinë, që sipas tij, kërkohet edhe më shumë gjatë mandatit të tretë qeverisës, për t’iu përgjigjur dhe kërkesave të qytetarëve të cilët shumë herë nuk gjejnë shërbimet e duhura në sportelet e institucioneve.

Kësaj filozofie i kanë shërbyer edhe disa dëgjesa që Kryeministri Rama ka zhvilluar me të rinjtë e nismës “Gati për Shqipërinë”, të cilët kanë dhënë propozimet e tyre për të punuar me projekte në mandatin e tretë të qeverisë Rama.

Gjatë bashkëbisedimeve, Kryeministri pikasi një prej të rinjve, të cilin nuk po e takonte për herë të parë.

“Për dijeninë tuaj dhe të të tjerëve, unë e kam takuar këtë, se ky doli në protestë kundër meje fuqishëm prandaj e kam takuar. Pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, por të jemi shokë”, është shprehur Rama.

Pasi dëgjoi propozimet, Kryeministri Rama u dha porosi të rinjve të jenë të duruar derisa të kontaktohen nga kryeministria për të parë çdo mundësi bashkëpunimi.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

21/12/2025
Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al