• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E paralajmëruam një vit më parë, afera me Tregun Industrial në Gjirokastër. Bashkia paguan 3.2 mln lekë qira në muaj, por në fund të 15 viteve do ngelet me gisht në gojë

29/06/2021
E paralajmëruam një vit më parë, afera me Tregun Industrial në Gjirokastër. Bashkia paguan 3.2 mln lekë qira në muaj, por në fund të 15 viteve do ngelet me gisht në gojë

Atë që emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan e denoncoi mbrëmjen e djeshme, ne e kemi shkruar rreth një vit më parë. Një aferë e pastër në dëm të interesit publik duke zhvatur para nga buxheti i bashkisë Gjirokastër në favor të privatit. Po risjellim më poshtë shkrimin e plotë të 27 prillit 2020. Ndërkohë çuditërisht dosja e kësaj afere është mbyllur nga prokurori Julian Çafka.

Tregu Industrial i Gjirokastrës mbaroi së ndërtuari diku në mesin e vitit 2018. Investimi ishte i Bashkisë Gjirokastër, me një vlerë 290 milionë lekë të vjetra. Fillimisht u tenderuan 250 milionë dhe më pas pjesa e mbetur. Punimet u kryen nga kompania ”Company Riviera 2008”. Ndërkohë toka në të cilën u ngrit tregu është pronë private, edhe pse ka zëra që thonë se një pjesë e sipërfaqes është marrë nga trualli i spitalit.

Bashkia Gjirokastër ra dakord me subjektin privat, për të ndërtuar tregun dhe pasi ai të vihej në funksion, bashkia do t’i paguante qira mujore zotëruesit të tokës në vlerën rreth 3.2 milionë lekë të vjetra. Afati i kontratës është për 15 vjet, me kushtin që ajo të mos negociohet për 3 vite. Pra, Bashkia Gjirokastër ka shpenzuar nga buxheti i vet 290 milionë lekë për ta ndërtuar tregun, si dhe do t’i japë subjektit privat që ka tokën 720 milionë lekë të vjetra për 15 vjet nëse termat mbeten të pandryshuar për të gjithë periudhën.

Nëse bën një artitmetikë të thjeshtë dhe nëse qëndrojmë në variantin që për 15 vite kontrata nuk do të prishet, atëhere Tregu Industrial i kushton buxhetit të Bashkisë Gjirokastër rreth 1 miliard e 10 milionë lekë të vjetra. (Investimi 290 milionë plus 720 milionë qiraja e 15 viteve). Në shirat e parë të pas 6 muajve pasi ishte inaguruar, tregu nisi të fuste ujë brenda. Dëshmi e qartë kjo e punimeve skandaloze për të cilat nuk mbajti askush përgjegjësi sot e kësaj dite. Në dimër tregtarët vuajnë mes ujit, në verë ‘piqen’ në diell brenda tregut. Plot 290 milionë lekë për një investim skandaloz nga pikëpamja e cilësisë dhe kushteve që ofron.

Veç kësaj, në terma shumë të pafavorshme është edhe kontrata e nënshkruar me subjektin privat. Ata që e kanë negociuar ose kanë qenë të paftë ose e kanë bërë qëllimisht të tillë këtë kontratë për arsye që i dinë ata vetë. Ky treg për 15 vite i kushton buxhetit të Bashkisë Gjirokastër 1 miliard e 10 milionë lekë të vjetra. Dhe kur të mbushen 15 vite, subjektit privat i lind e drejta ta largojë tregun prej andej dhe bashkisë do i duhet sërish të gjejë një zgjidhje.

Sikundër edhe bashkia mund të zgjedhë që pasi i ka paguar 15 vite qira subjektit privat të largohet, por me një faturë shumë të kripur që i rëndon buxhetit të taksapaguesve. Për tre vite, kur kontrata nuk mund të negociohet, Bashkia do t’i paguajë subjektit privat plot 144 milionë lekë të vjetra. Investim plus tre vitet e para qira, bëjnë në total 434 milionë lekë nga buxheti i bashkisë për një investim gjysmak.

Në Tregun Industrial ushtrojnë aktivitetin më pak se 60 tregtarë, të cilët paguajnë një tarifë mujore prej 60 mijë lekësh të vjetra. Edhe sikur ata të ngelen 20 tregtarë, gjë që nuk është çudi në kushtet kur Gjirokastra po zbrazet, bashkia është e detyruar të paguajë qiranë tek subjekti privat prej rreth 4 milionë lekësh të vjetra çdo muaj. Kjo kontratë koncensionare apo PPP quajeni si të doni, është dukshëm e pafavorshme për taksapaguesit. Rinegocimi i saj i menjëhershëm do të ishte veprimi i duhur i Bashkisë Gjirokastër.

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al