• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhi “i fshehtë” i vizitës së zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë

01/07/2021
Mesazhi “i fshehtë” i vizitës së zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë

Ndihmës sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker mbylli takimet zyrtare në Tiranë, ku u takua vetëm me kryeministrin Edi Rama, kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të institucioneve të reja të drejtësisë. Nga këto takime nuk pati asnjë deklaratë, përveç asaj që nxorri në fund Ambasada e SHBA, të shoqëruar edhe me disa foto të këtyre takimeve.

Mesazhi i dhënë nga deklarata e shkurtër e Ambasadës i mëshonte mbështetjes së SHBA në përpjekjet për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe forcimin e shtetit ligjor. Ky ishte mesazhi zyrtar, tradicional e standard që përçohet rëndom në të tilla takime. Prandaj, mesazhi kryesor duket se u dha nga vetë agjenda e takimeve të Reeker, të cilave u mungoi presidenti Ilir Meta.

Diplomati i lartë i DASH u takua fillimisht me Ramën për më shumë se një orë dhe më pas iu drejtua selisë së PD-së për një takim të gjatë me Bashën.

Se çfarë u fol në atë takim me saktësi vetëm Reeker dhe vetë Basha e dinë, por mund të hamendësohet se me shmangien e Metës ekziston mundësia që opozita ta ketë marrë sinjalin se për Uashingtonin presidenti është “i padëshirueshëm”, por jo në formën me të cilën është shpallur ish-Kryeministri Sali Berisha.

Menjanimi i Metës mund të jetë rastësi, por vështirë se mund të cilësohet rastësi menjanimi i takimit me presidentin si Komandant i Forcave të Armatosura pak ditë pasi në Shqipëri u përmbyll stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga SHBA.

Kjo përforcohet edhe më shumë nga vizita të ngjashme të Philip Reeker në Tiranë në të shkuarën. Në 2012, kur vizitonte Shqipërinë, diplomati amerikan takohej me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, kreun e opozitës së kohës, Edi Rama dhe me presidentin Bujar Nishani.

Me Metën ndër takimet e fundit të Reeker është pas zgjedhjeve të 2013-s dhe gjatë një samiti ndërkombëtar në Slloveni.

Në deklaratën pasuese të shpërndarë nga LSI thuhej se zyrtari i DASH vlerësonte zgjedhjet e atij viti si ndër më të mirat e organizuara ndonjëherë në Shqipëri dhe shprehte mbështetjen në përpjekjet e vendit tonë për integrimin europian. Prandaj, nëse gjatë bashkëbisedimit kokë më kokë mesazhi i “menjanimit” të Metës nuk i është përcjellë në formë zanore Lulzim Bashës, përmes agjendës së Philip Reeker ai duhet ta ketë marrë atë fort e qartë; që Ilir Meta nuk bën pjesë te planet amerikanë në Shqipëri, as në cilësinë e presidentit.

Temë diskutimi me Lulzim Bashën mund të ketë qenë edhe shpallja “non grata” e Berishës, që deri diku ceket në deklaratën zyrtare të Ambasadës së SHBA.

“Reeker nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021 është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Berisha është shpallur “non grata” pikërisht nga përcaktimet e këtij neni.(SI)

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj

13/11/2026
Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al