• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse ekipi ynë i preferuar, është gjithmonë më i forti?

04/07/2021
Pse ekipi ynë i preferuar, është gjithmonë më i forti?

Faulli? Nuk ishte. Penalltia ndaj kundërshtarëve? E dhuruar nga gjyqtari. Për të mos përmendur atë golin në minutën e 90:më i bukuri në historinë e futbollit. Kur është fjala për të gjykuar “bëmat” e ekipit të zemrës, e dimë se nuk jemi kampionë të objektivitetit.
Por e kemi një alibi të shkëlqyer:në origjinë të mendimeve tona të pabarabarta, ka një paragjykim (ose më saktë një gabim në gjykim) në perceptimin që ka truri mbi lëvizjet në fushë të lojtarëve për të cilët bëjmë tifo.
Tifozët nën vëzhgim
Një ekip studiuesish nga Shkolla e Psikologjisë e Universitetit të Brisbejnit dhe Institutit të Trurit në Kuinslend të Australisë, ndanë 24 vullnetarë në dy ekipe dhe zgjodhën dy lojtarë, nga një për secilin ekip, që të luanin ndaj njëri-tjetrit në një garë konkurruese.
Të gjithë subjekteve u kërkua më pas të vlerësonin shpejtësinë e lëvizjeve të duarve të të dy njerëzve të zgjedhur. Aktiviteti i trurit të vullnetarëve të përfshirë në procesin e gjykimit, u monitorua përmes imazheve të rezonancës magnetike funksionale (fMRI).
Siç pritej, secili vullnetar tentonte t’i cilësonte si më të shpejta dhe efektive veprimet e lojtarit në ekipin e tij. Në veçanti, lëvizjet e shokut të skuadrës konsideroheshin më të shpejta se sa një fraksion sekonde, në krahasim me ato të kundërshtarit, kur në të vërtetë ato ishin lëvizje identike dhe në sinkron të përkryer.
Truri funksionon ndryshe
Skaneri fMRI tregoi një përgjigje të ndryshme të trurit, kur subjektet vëzhgonin performancën e shokut të tyre të skuadrës, ndërsa asnjë aktivizim anormal nuk u vërejt gjatë performancës së kundërshtarit.
Për më tepër, nuk u vërejtën ndryshime thelbësore në aktivizimin e trurit të subjekteve të dy ekipeve gjatë procesit të vlerësimit të performancës së dy lojtarëve. “Kjo duket se sugjeron që ne në mënyrë të pavetëdijshme, ne i perceptojmë veprimet e ekipit tonë të preferuar ndryshe nga ato të të tjerëve”- shpjegon Paskal Molenberg, koordinator i kërkimit.
“Pra ne jo vetëm që vendosim në favor të veprimeve të ekipit tonë, sepse mendojmë se ai është më i miri. Por meqë ndihemi të lidhur me atë ekip, truri ynë tenton të vlerësojë lëvizjet e tij më të favorshme, sesa ato të ekipeve kundërshtare”-thotë ai.
Sipas studiuesve, ky studim mund të ndihmojë në shpjegimin e episodeve të diskriminimit që ndodhin jashtë fushës së lojës, siç janë rastet e konfliktit midis grupeve të ndryshme nga kombësia, raca ose gjinia. / Focus – Bota.al/

Related Posts

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi
Sport

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

08/05/2026

CR7 triumfon ndaj Benzema, Al Nassr lider në Arabi, Mitaj e sheh nga tribuna (VIDEO)
Sport

100 gola në Arabinë Saudite, Ronaldo nuk ndalet, Al Nassr pranë titullit

08/05/2026
Për herë të parë, Anglia “pushton” Evropën, 3 skuadra të Premier League në 3 finalet e mëdha
Sport

Për herë të parë, Anglia “pushton” Evropën, 3 skuadra të Premier League në 3 finalet e mëdha

08/05/2026
NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0
Sport

NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0

08/05/2026
“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave
Sport

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave

08/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

08/05/2026
Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al