• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria dhe ‘eksperimenti’ me bananet e Somalisë në 1940! Historia e një koncesioni të pazakontë

07/07/2021
Shqipëria dhe ‘eksperimenti’ me bananet e Somalisë në 1940! Historia e një koncesioni të pazakontë

Nga Kreshnik Kuçaj

Kompania e monopolit të bananeve (Regia azienda monopolio banane (RAMB), ishet një kompani shtetërore italiane aktive në vitete 1930-1940. Ajo u themelua me qëllimin që të transportonte dhe tregtonte në Itali bananet e prodhuara në koncesionet bujqësore që lindën në ato vite në koloninë e Somalisë italiane.

Pas Depresionit të Madh, bananet ishin kthyer në kulturën bujqësore më fitimprurëse dhe shiheshin si zëvëndësuese të fitimeve, në kushtet kur çmimi i pambukut ishte përgjysmuar.

Po ashtu, kjo krizë ekonomike kishte vënë në vështirësi edhe sektorin e transportit detar të Italisë e në këto kushte kërkoheshin ide të pazakonta për rimëkëmbjen ekonomike.

Në këto kushte, propozimi që vjen është ai për t’u hedhur në një treg që po njihte rritje të fortë; ai i bananeve.

Veç vlerave ushqimore e pëlqyeshmërisë në konsum, banania në ato kohë konsiderohej edhe si ‘fruti i punëtorëve’ për faktin se ishte shumë praktike për t’u konsumuar nga punëtorët edhe gjatë kohës së punës sepse pjesa e konsumueshme e frutit nuk prekej me dorë pasi mbrohej nga lëkura e saj.

Në këto kushte, me 2 dhjetor të vitit 1935 u krijua kompania e monopolit të bananeve që ishte në kontrollin e varësinë e Ministrisë së Kolonive. Kjo kompani veç anijeve të mëdha që shërbenin për transportin e bananeve ngriti në qytetet e mëdha italiane edhe magazinat e posaçme për ruajtjen e bananeve.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kjo kompani u shkri.

Shqipëria dhe ‘eksperimenti’ me bananet somaleze

Në Arkivën e Shtetit gjendet një korrespondencë e prillit të vitit 1940, ndërmjet Drejtoratit të Partisë Fashiste (zyra ekonomike në Tiranë) dhe Ministrisë së Afrikës Italiane, lidhur me lëshimin e një koncesioni një firme italiane për të shitur banane në Shqipëri.

Dokumenti ka si objekt “Eksperimentimin e prezantimit të bananeve somaleze në Shqipëri dhe dhënien e koncesionit të dyqaneve të shitjes së tyre në mënyrë direkte në popullatë”.

Në lëtërkëmbime rezulton se në tregjet shqiptare kishin nisur tashmë të tregtoheshin banane. Por në këto kushte, kërkesa ishte që të kishte një koncesion të posaçëm që vendoste rregull në tregtim. Skema që parashikohej ishte e njëjtë me atë të Italisë e si rrjedhojë edhe modeli që u propozua në atë vit ishte ai i kontrollimit të tyre përmes dhënies së një koncesioni.

Koncesionari kishte detyrimin që të vendoste disa banakë të posaçëm në qytetet kryesore të Shqipërisë ku të tregtohej vetëm aty. Një nga shqetësimet që shprehej është se jo vetëm çmimet ishin abuzive shpeshherë por edhe cilësia e tyre ishte shumë e ulët. Në këto kushte, koncesioni shihej si mundësi për të rritur cilësinë e produktit në treg e nga ana tjetër edhe për të vendosur në kontroll çmimin.

Personi që iu dha koncesioni quhej Martino Farinetti. Në atë kohë, Shqipëria konsiderohej si pjesë e Italisë, si rrjedhojë e pushtimit të prillit të vitit 1939. Pavarësisht vendosjes së monopolist dhe dhënies së koncesionit, tregu i bananeve në Shqipërinë e atyre viteve përballej me “evazion”.

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore solli shkrirjen e kompanisë italiane të bananeve e si rrjedhojë edhe në Shqipëri u reflektua mungesa e këtij produkti. Vetëm në vitet ’90 në Shqipëri u rikthye me një intensitet të lartë importi i bananeve, që u bë një frut tej mase i kërkuar nga konsumatorët shqiptarë dhe vijon të jetë deri në ditët e sotme.(SCAN)

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al