• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Objektet e kultit në Gjirokastër tërheqin gjithnjë e më shumë turistë

08/07/2021
Objektet e kultit në Gjirokastër tërheqin gjithnjë e më shumë turistë

Nga Blerim Kore

Në këtë sezon turistik veror në Gjirokastër, turizmi i pelegrinazhit është një gjetje e veçantë për vizitorët vendas dhe të huaj. Objektet fetare dhe religjoze falë vlerave arkitektonike, historike dhe të trashëgimisë kulturore, po pasurojnë hartën e guidave turistike duke e bërë më interesant udhëtimin për vizitorët vendas dhe të huaj.

Sipas specialistëve turizmi fetar po rritet me shpejtësi dhe konsiderohet të jetë një përparësi kyçe në industrinë globale të turizmit. “Në këtë drejtim zona e Gjirokastrës është e pasur me burime unike kulturore, me rëndësi fetare dhe religjoze, të cilat mund të përdoren për zhvillimin e aktivitetit ekonomik turistik”, shprehen specialistët e turizmit. Objektet religjoze, një pjesë e të cilave të restauruara edhe me financimet e Ministrisë së Kulturës gjatë kësaj vere janë ndalesa tërheqëse për turistët, duke i bërë më impresionuese guidat turistike në zonën e Gjirokastrës.

Ndërkohë Bashkia Gjirokastër nëpërmjet projektit PROSFORA, financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Programit INTERREG IPA CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020, synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit ndërkufitar të pelegrinazheve.

Sipas koordinatorëve të këtij projekti, pjesë e tij është kryerja e një studimi mbi zhvillimin e turizmit të pelegrinazheve në zonën ndërkufitare, promovimi i 15 monumenteve të përzgjedhura si dhe zhvillimi dhe zbatimi i një produkti të specializuar turistik, i përbërë nga rrugë alternative të turizmit të pelegrinazhit. Përgjatë këtij projekti do të mundësohet edhe funksionimi i një portal-web për rrugët e turizmit të pelegrinazhit që ofron informacion në kohë reale, duke mundësuar hartimin e rrugëve alternative të vizitave, sipas preferencave të vizitorëve dhe promovimin e monumenteve kulturore të përzgjedhura, si dhe ushqimin, produktet dhe shërbimet lokale të ofruara në zonë.

Zhvillimi dhe funksionimi i Qendrës së Informacionit, zhvillimi i strategjisë dhe etiketës së markës “Rrugët e Turizmit të Pelegrinazhit”, duke përfshirë ushqime, produkte dhe shërbime lokale dhe komunitetin e biznesit të përfshirë, pjesë përbërëse të Rrjetit të Ndërmarrjeve të Rrugëve të Turizmit të Pelegrinazhit janë disa prej elementëve interesantë të këtij projekti.

Gjithashtu pjesë e tij janë aktivitetet promovuese për këtë lloj turizmi, në të cilat do të përfshihen edhe komunitetet lokale të zonave përkatëse. Sipas specialistëve të turizmit, projekti i zbatuar në territorin e Bashkisë Gjirokastër ,do të mundësojë rritjen e konsiderueshme të vizitave dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të turistëve, rritjen e të ardhurave për banorët e zonave rurale, si dhe çeljen e vendeve të reja të punës dhe investimet në sektorin e turizmit.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al