• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Delvinë, ish-mësuesi dënohet me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëfshatarin

09/07/2021
Delvinë, ish-mësuesi dënohet me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëfshatarin

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 12 vite burg ish-mësuesin e fshatin Kopacez të Delvinës, Kadri Nora. 74-vjecari Nora është dënuar me 10 vite burg për “vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe 5 vite burg për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, por në bashkim të dënimeve u dënua në total me 12 vite burgim. Vendimi është dhënë në 7 korrik nga gjyqtari Shkelzen Licaj.

NGJARJA:

Ne 20 janar 2020, Nora plagosi me arme zjarri Martin Deden, atehere 48-vjec, pikerisht diten kur ky i fundit do te shperngulej familjarisht nga fshati Kopacez. Deda mori vetem nje plumb ne kembe, duke i shpetuar atentatit. Pas kësaj ngjarje Kadri Nora është vetëdorëzuar në polici, duke çuar tek blutë e Sarandës edhe armën e krimit, automatik model 66 e kalibrit 7.62 mm.

Autorit dhe i plagosuri kanë pasur vazhdimisht konflikte, pas vrasjes se djalit të Kadri Norës, një krim që ngeli i pazbardhur. 35-vjeçari Enkeled Nora, që punonte si bari, u gjet i plagosur në këmbë me pistoletë në 8 shtator të 2015, në vendin e quajtur Pigadhë të fshatit Kopaçëz. Ai u transportua rreth 1 kilometër drejt një stani ku iu dha ndihma e parë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra e ndërroi jete.

Policia deklaroi atëherë se nuk gjeti as gëzhoja dhe as armë zjarri në vendngjarje e krimi ngeli i pazbardhur, ndërsa nuk u saktësua kurrë nëse bëhej fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Ngjarja u dyshua se vinte për shkak të konfliktit për parcelat me kanabis, te cilat lulëzonin në atë kohë në vendin e njohur si Pigadhe, ku edhe u gjet i plagosur Enkeled Nora.

Babai i viktimës, Kadri Nora vazhdimisht akuzonte për krimin Martin Doden, i cili kishte mbërritur në fshatin Kopaçëz prej disa vitesh e ku punonte edhe ai si bari, në të njëjtën zonë. Nora, ish-mësues në fshatin Kopaçëz, kishte mësuar faktin se Martin Doda po synonte të largohej bashke me familjen nga ky fshat e në këto kushte, ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi për vrasjen e të birit. Furgoni i Martin Dodës ishte i ngarkuar me teshat dhe plaçkat e familjes që mesa duket kishin në plan të riktheheshin në Mirditë.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

13/11/2026
“Paraqitje e madhe”, Mancini përgëzon djemtë pas suksesit ndaj Francës, Zizu e sheh gotën gjysmë plotë

“Paraqitje e madhe”, Mancini përgëzon djemtë pas suksesit ndaj Francës, Zizu e sheh gotën gjysmë plotë

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al