• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet audio e re e Perezit: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho…

14/07/2021
Zbulohet audio e re e Perezit: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho…

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vijon të futet thellë e më thellë në një skandal të publikimit të audiove të tij, në të cilat ai dëgjohet duke i fyer rëndë legjendat e Real Madridit. Në një audio tjetër të zbuluar të mërkurën, Perezi i godet dy ish-pjesëtarë shumë të rëndësishëm në historinë e Real Madridit, Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon.
Në këtë audio, që përmban komentet e tij nga tetori i vitit 2012, presidenti i Real Madridit i kritikon dhe i fyen yjet portugez të klubit në atë botë. Në këtë audio të publikuar nga El Confidencial, Perezi e fyen Ronaldon: “Ronaldo është i çmendur. Ky djalë është idiot. Është i sëmurë. Ju mendoni se ky lojtar është normal, por ai nuk është. Sikur të ishte, nuk do t’i bënte gjithë këto gjëra që po i bën”.
“Gjëja e fundit budallallëqe që e bëri ai, të cilën e pa e gjithë bota… pse mendoni se ai do të bënte diçka kaq budallallëqe?”
Perezi e kritikoi Ronaldon dhe Mourinhon duke i akuzuar se janë egoistë. “Jorge Mendes (menaxheri i tyre) nuk mund ta kontrollojë Ronaldon dhe as Mourinhon. Asnjërin. Madje edhe në intervista, ata nuk e dëgjojnë atë. këta dy persona kanë ego të tmerrshme. Ata janë anormal sepse po flasim për shumë para për të drejtat e imazhit. Me atë fytyrë që kanë ata, me shikim tërbues, fakti që askush nuk i pëlqen… nëse publiciteti do të ishte ndryshe, çdo gjë ndryshon”, kishte thënë Perez.
Ronaldo i kaloi nëntë vjet në Real Madrid, nga viti 2009 deri më 2017, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe duke i fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy në La Liga. Mourinho i kaloi tri vjet në krye të skuadrës në Madrid, nga viti 2010 deri më 2013, duke e fituar titullin në La Liga në vitin 2012. Në audiot e publikuar dje, Perezi i ofendoi Rual Gonzalezin dhe Iker Casillasin.

Related Posts

Bëri Valverden për spital, Tchouameni: Sjellje e papranueshme, i kërkoj falje të gjithëve!
Sport

Bëri Valverden për spital, Tchouameni: Sjellje e papranueshme, i kërkoj falje të gjithëve!

08/05/2026
Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Sport

Ekipi i parë dështoi, por Partizani ka mundësinë të shkruajë nesër historinë

08/05/2026
Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Sport

Ekipi i parë dështoi, por Partizani ka mundësinë të shkruajë nesër historinë

08/05/2026
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions
Sport

Test i fundit për kampionët, Egnatia kërkon vazhdimësinë

08/05/2026
Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët
Sport

Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët

08/05/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Tirana në “teh të thikës”, tre skenarët për mbijetesën. Si shpëton direkt dhe si shkon në “play out”

08/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ola: Do zhgënjehem nëse publiku më mban brenda

Ola: Do zhgënjehem nëse publiku më mban brenda

08/05/2026
Përplasja me Olën, Arbana Osmani reagon ndaj situatës në “Ferma VIP”

Përplasja me Olën, Arbana Osmani reagon ndaj situatës në “Ferma VIP”

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al